Instagram vjen me një risi të re

15 Shkurt 2022, 17:06Lifestyle TEMA

Instagrami po prezanton një veçori të re që e quan “Private Story Likes”, që ju lejon juve si përdorues të pëlqen storyt e dikujt pa i dërguar mesazh, DM.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, më herët, çdo përgjigje që i dërgonit dikujt në lidhje me një story – qoftë ky emoji apo mesazh i plotë – shfaqej si përgjigje në kutinë e mesazheve DM; me këtë veçori të re, ju mund të tregoni njëfarë vlerësimi për një story, pa bllokuar DM-të e përdoruesit.

“Pra, tani, derisa kaloni nëpër Stories, mes opsionit për dërgimin e mesazhit dhe ikonën e vogël anash, do të ketë ikonë zemre”, tha kreu i Instagramit Adam Mosseri në një video.

“Nëse e shtypni butonin e zemrës, do t’ia dërgojë një pëlqim autorit të storyt dhe ky pëlqim do të shfaqet në fletën e shikuesve, jo në DM

 

3 komente në “Instagram vjen me një risi të re”

  1. Arjan says:

    ikni ore gamisuni me gjithe keto idiotlleqe..Na tregoni story like pa nisur mesazh e notifikime. Se kjo na kishte ngelur ne.

  2. Mësuesi i klasës së katërt fillore says:

    Shyqyr që paska ardhur me një “risi të re”, se mund të vinte dhe me një “risi të vjetër”. Pikaaa!

    1. Arjan says:

      ahahahahahahahahahahah…..sa u kenaqa me kete koment qe do te thote shume..Kjo risi eshte si puna e asaj qe SPAK i dergon nje deputeti informacion me leter per hetimin e incenerataoreve e sa veta hetohen, kur ne fakt prokuroria e ka ne zanafillen e punes se saj sekretin profesional. DOmethene lajmerojne njerezit qe ndiqen ne hetim qe te ikin. Dhe kjo eshte risi e re…ahahahahhahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje