Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken priti në një takim në Uashington Kryeministrin Edi Rama.
Në njoftimin zyrtar të shpërndarë për mediat, Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se Rama-Blinken festuan 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.
Ndër të tjera, në njoftim thuhet se Sekretari Blinken i shprehu kryeministrit Edi Rama mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Sekretari vuri në dukje bashkëpunimin e fortë të Shqipërisë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe falenderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e qartë të Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës kundër agresionit rus.
Sekretari përsëriti mbështetjen e SHBA për pranimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, ndërsa theksoi nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Ndërsa Sekretari Blinken, në një postim në Twitter pas takimit me kreun e qeverisë shqiptare, shkruan se “me kënaqësi prita kryeministrin Edi Rama për të festuar 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Mezi presim 100 vitet e ardhshme”.
Aty qëndro, si mal në mëmbë.
E vendose që nuk do ikësh për 100 vjet!
Hallall qumështi i nënës.
Aha………mbeshtetit te gjatin…lol
=
Edhe ministri i Namibise e Turkelise keshtu i tha Liderit Global…lol
PO Saliu a do te jete 100 vitet e ardheshme? Ma merr mendja se ashtu si jane te niperit e Xhafer Deves, do te jene dhe te niperit e Sali Berishes; mos prisni qetesi se kemi prokurore, gjykates dhe avokate qe duhen zhdukur qe te zhduket e keqja. Demokracia dhe shteti ligjor qe na premtuan paskan qene varrmihesi yne, flase per shtresen , jo mbulesen.
jJA KE FUTUR KOOOT O PLAKO ” Pak”.pet ye mos thene ja ke futur ooor…s “..