Ish-mesfushori francez: Mbreti i ri është Mbappe dhe Messi duhet t’i shërbejë atij

16 Shkurt 2022, 18:00Sport TEMA

Mbrëmjen e djeshme, Kylian Mbappe pati një natë magjike në Paris duke komanduar lojën dhe duke “hutuar” mbrojtjen e ‘Los Blancos’.

Messi, lojtari më i mirë në botë dje u eklipsua dje nga Mbappe dhe kjo u pa qartë se francezi ishte kryefjala e ndeshjes.

Për këtë gjë, Emmanuel Petit ka folur për ‘Radio Marca’ duke thënë mendimin e tij.

“Dje u pa qartë se kush është mbreti i Parisit. Mbappe është më i miri, Mbappe është mbreti dhe Leo Messi duhet t’i shërbejë atij.

Nëse Messi do ta bëjë këtë gjë, ai do të vlerësohet shumë nga tifozët e PSG-së dhe do ta duan akoma dhe më shumë.

A e patë Neymarin? Tentoi disa herë të kombinohej me Messin por nuk po ia dilte me sukses, pastaj ndodhi ajo në minutën e 94-të.

Një pasim me takë për Mbappen nxorri jashtë loje situatën e Real Madrid dhe francezi bëri magjinë duke shënuar golin e fitores”, tha ai.

1 komente në “Ish-mesfushori francez: Mbreti i ri është Mbappe dhe Messi duhet t’i shërbejë atij”

  1. Ben says:

    Që Mbappe esht tej mase i fortë per momentin as qe diskutohet..po cik kujdes se esht pa vend si e thote ky..Mbape ka rruge shume shume te gjate te beje si Messi gjerat..kur ishte Messi aq..i kalonte si birila lojtaret..te dukej vetja se po luaje play station kur shihje Messin..e prapë sot topat që filtron ai nga prapa,janë gjenial..normale që pati edhe një periudhë pauze edhe ai nga Covid etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje