Presidenti serb Vuçiç nderon me medalje aktorin Johnny Depp, zbulohet arsyeja

16 Shkurt 2022, 15:16Lifestyle TEMA

Presidenti Aleksandar Vucic ka nderuar aktorin e Hollywood, Johnny Depp.

Për të u zhvillua një ceremoni në kryeqytetin serb Beograd ditën e djeshme për ‘meritat e shquara në aktivitetet publike dhe kulturore, veçanërisht në fushën e artit filmik dhe promovimin e Republikës së Serbisë në botë’.

Sipas mediave serbe, Depp ka qenë i përfshirë në disa projekte të lidhura me Serbinë vitet e fundit, duke xhiruar skena në Beograd.

“Falenderoj presidentin Vuçiç dhe këtë medalje, nëse më jepet nderi ta marr me vete, ju falënderoj që ma dhuruat. Unë jam në prag të një jete të re dhe më pëlqen, më pëlqen një rifillim. Dhe do të doja që ky fillim të niste këtu.”

 

1 komente në “Presidenti serb Vuçiç nderon me medalje aktorin Johnny Depp, zbulohet arsyeja”

  1. anticensurë ??? says:

    për kundërpeshë floriri tonë duhe të dekorojë ndonjë që ka kaluar këtej nga ne oseee di kaprio-n që lobon për vjosën!!
    në fakt kjo do ishte një dekoratë e merituar për di kaprio-n!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje