Si çdo të enjte, edhe këtë javë është mbledhur Parlamenti.
Dhe normalisht, ka nisur refreni i zakonshëm me akuza dhe kundërakuza.
Është një skenë që e shohim tashmë për vite me radhë dhe që jemi mësuar me të.
Aq sa kur s’ishte Sali Berisha në Kuvend, që s’lë njeri pa marrë nëpër gojë, dukej sikur s’kishte Kuvend.