Kushtetuesja nuk e shkarkoi Ilir Metën, ja reagimi i Bashës

17 Shkurt 2022, 10:56Politika TEMA

Kryetari i PD Lulzim Basha përpara se të hynte brenda Parlamentit është pyetur nga gazetarët nëse ka koment për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk shkarkoi nga detyra Ilir Metën. 

Basha nuk bëri asnjë koment për këtë çështje, por u shpreh se theksi i Partisë Demokratike është skandali i inceneratorëve.

“Nuk kam asnjë koment për vendimin e Gjykatës Kushtetuese sepse nuk është vendim i cili komentohet. Por për ne, për Partinë Demokratike theksi edhe sot edhe nesër dhe deri në zbardhjen e plotë dhe vënien para përgjegjësisë të skandalit më të madh korruptim, skandalit të inceneratorëve, është edhe mbetet prioritet kryesor”, deklaroi Basha.

1 komente në “Kushtetuesja nuk e shkarkoi Ilir Metën, ja reagimi i Bashës”

  1. Pak says:

    Degjoj nga keta politikane te vetemruar se vendimet e gjykates nuk komentohen dhe nuk kane asnje diskutim! Pra, çdo te thopte se gjykatesit jane perendia dhe nuk jane njesoj e me keq se ata?! Krimin sot nuk e ben me Sali Berisha apo Edi Rama, por prokuroret dhe gjykatesit e ashtu dhe avokatet qe njerezit hallexhij duhet te ngrihen me cfurqe tu thyejne deren dhe koken se keshtu do te ngelen skllever sa te kene jeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje