Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov pretendon se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina po rekrutohen për t’u dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.
“Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe të gjithë liderët e NATO-s thonë se aleanca ka synim mbrojtjen. Presidenti Putin i kujtoi atij se NATO kishte bombarduar Jugosllavinë në vitin 1999. Scholz tha se NATO ndërhyri për të parandaluar një gjenocid dhe se sot ai rajon po lulëzon.
Por rajoni është shumë larg lulëzimit. Kosova dhe pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen baza të krimit. Atje ka terroristë, trafikantë droge. Është një bazë rekrutimi për mercenarë që marrin pjesë në konflikte të nxitura nga shtetet e Bashkuara. Ka informacione se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina po rekrutohen për t’u dërguar në Donbas, dhe vende të tjera, në mënyrë që të çekuilibrojnë Rusinë. Po i verifikojmë këto informacione tani” , tha Lavrov në një intervistë për “Russia Today”.
Ai shprehu keqardhje që Kievi nuk pranon të diskutojë drejtpërdrejtë me separatistët e krahinave të vetëshpallura autonome në Donjeck dhe Luhansk, për t’i dhënë fund luftës civile.
Në fillim të muajit, Moska u informua nga shërbimet inteligjente të separatistëve të mbështetur prej saj në këtë krahinë, për praninë e mercenarëve britanikë dhe polakë. Krahina e Donbasit, bashkë me atë të Luhanskut, është një prej epiqendrave të konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë, të nisur prej vitit 2014, kur Moska aneksoi edhe Gadishullin e Krimesë.
Lavrov eshte nje nga diplomatet me te mire qe ka Rusia por edhe me gjere. Une per veten time nuk e kuptoj “shqetesimin” kaq te madh te tij kur permend Shqiperine,Kosoven apo Bosnjen per keta “mercenare”. A thua se ju ka “hyre” frika ne palce prej tyre??? Apo kane ndonje hall tjeter dhe gjejne shkak per piksynime te tjera?? Pse nuk thone per “mercenare” Amerikane,Gjermane,Angelz,Francez,Polak,Ukrainas etj etj por permenden veten vendet e Ballkanit perendimor?? Me sa duket ju djeg fakti qe Amerikanet po i afrohen Rusise nga te kater anet dhe nuk do e lejojne ate ti afrohet brigjeve te Adriatikut,ender kjo e kahershme e ish BRSS.
keto dekllarata bejne qe njerzit mos te te marin me seriozisht tavarish Lavrov
Po shqiptaret e Kosoves dhe te Shqiperise jane ne mbrojtje te Ukraines nga Rusia, per vete faktin e qendrimit te turpshem rus ne mbrojtje te masakrave serbe ndaj shqiptareve.
Po numri i mercenareve dhe snajperave rus ne krahe te cetnikeve serbe e ka idene sa ka qene ?
Pretekst per te hyr ne Ballkan e sidomas ne trojet Shqiptare Bashkepunim e veprim i Serbis me Rusin
Hapni syt o Qeveritar te mjer ne kosove shqipni e maqedoni te forcohemi se per ndryshe na shkoi VATANI
KOMANDANT PO NA DUHESH PO DHE NA KA MARR MALLI
Shefki Mexhani SH B A
Z. Lavrov, ndoshta ju nuk thoni një gënjeshtër në lidhje me disa Shiptarë që sipas jush paskan shkuar në Ukrainë si vullnetarë për të mbrojtur Ukrainën nga ju Rusët. Këta Shqipëtar, që sipas jush paskan shkuar ne Ukrainë dhe ju i emëroni me ultësi dhe fyerje si “mercenarë”, nqse është e vertetë, këta Shqiptarë duhet të jenë 100% vullnetarë, trima dhe të ndershem. Këta Shqipëtar, nuk janë ushtarë të një loje shahu, ku një dorë mund ti lëvizin dhe mund ti perdorin si mish per top, kur dhe ku të dojë. Keta Shqipëtar, nuk punojnë dhe nuk paguhen nga askush, as hapur as fshehur. Këta Shqipëtar-“mercenar” siç thoni ju, nuk kanë nevojë që te paguhen, sepse nqse kanë shkuar atje, nuk kanë shkuar për të bërë pazar por për të luftuar, ku buken e gojës jua jep me shumë bujari dhe rrespekt populli i Ukrainës. Këta Shqipëtar nuk kanë nevojë që të tubohen si delet në një kompani-biznesi, si luftëtarë “mercenarë” të paguar në luftra të ndryshme. Gjysherit e ketyre Shqiptarve, nuk ishin mercenarë, kur shkuan në Spanjë të mbronin Republiken e sapo krijuar Spanjolle nga fashizmi dhe dikatori Franko. Ju flisni me një perçmim që shifet në fytyren dhe buzët e tua, kur flisni për keta”mercenarë” Shqiptarë, të cilët kanë një dallim radikal me kopilat Rusë të kompanisë “Vagner”, të cilët shkojnë dhe luftojnë ku ti thotë Putini, dhe paguhen nga qeveritë e ndryshme që kerkojnë sherbimin e tyre. Kurse keta Shqiptarë që ti i quan “mercenarë”, nuk mund ti urdherojë, ti drejtojë dhe ti mashtrojë askush. Keta Trima Shqiptarë nqse kanë shkuar në Ukrainë, kanë degjuar vetëm zemren e vet. Z. Lavrov, pak muaj perpara fillimit të luftës 2-të botrore, ku Gjermania kercenonte Poloninë per marrjen e e një pjese të sajë ku jetoni shumë Gjermano-fonë, krahinen e Sudetve,ministrat e Jashtëm Francez dhe Anglez, shkuan të flasin me Hitlerin, që të mos merrte këtë zonë, dhe t’ju jepte fjalën që nuk do pushtonte Poloninë. W. Çerçilli nuk ishte dakort per këtë takim, ku ministrat Francez dhe Anglez kishin veshur “kostumin e lypsari” perpara Hitlerit, ku moren fjalen e “nderit të Hitlerit” që nuk do ketë luftë as marrje territoresh. Ndodhi krejt e kunderta, siç dihet me luften e 2-të botrore. Çurçilli ju drejtua mistrit të vet dhe atij Francez me keto fjalë ” shkuat tek Hitleri për të evituar luften, dhe erdhët me nderë të humbur dhe me luftën mbi shpatulla”. Z. Lavrov, gjeografia nuk mund të ndryshohet. Shpresoj që dialogu dhe diplomacia të fitojë. Nuk e dua dhe e urrej luftën mes popujve. Por, në një konflikt të hapur (larg qoftë) mes Rusisë dhe Amerikës-Evropës, po të jem i detyruar të zgjedh krahun për të cilin do të luftoj dhe të vdes, do zgjidhja pa asnjë hezitim krahun e Amerikës dhe të Evropës. Pra, nqse kanë shkuar në Ukrainë, disa Shqiptarë, i pershendes vllazerisht dhe ju uroj që zoti dhe e drejta i ndihmoftë ata edhe Ukrainën.