Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, SHBA do t’i shesë Polonisë 250 tanke për të rritur sigurinë e vendit

18 Shkurt 2022, 15:10Bota TEMA

Zyrtarët amerikanë njoftuan se Uashingtoni do t’i shesë Polonisë 250 tanke luftarake ‘M1 Abrams’ për të rritur sigurinë e vendit në mes të tensioneve të përshkallëzuara me Rusinë mbi Ukrainën.

Të premten sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u tha gazetarëve në Varshavë se ai dhe sekretari i Shtetit Antony Blinken kanë informuar Kongresin për qëllimin e tyre për të shitur mjetet ushtarake.

“Afati kohor për dorëzimin e tyre është aktualisht në diskutim”, tha zoti Austin.

Polonia njoftoi planet këtë verë për të blerë tanke nga Shtetet e Bashkuara si pjesë e një marrëveshjeje me vlerë rreth 6 miliardë dollarë, por shitja po vonohej.

Zoti Austin tha se blerja e këtyre tankeve nga Polonia do të ndihmojë gjithashtu për të “siguruar një ndarje më të barabartë” të përgjegjësive të mbrojtjes brenda aleancës së NATO-s.

Zoti Austin falënderoi Poloninë për pritjen e 4700 ushtarëve të tjerë amerikanë që janë të përgatitur të përgjigjen nëse Rusia sulmon Ukrainën. Në Poloni ndodhen 9,000 deri në 10,000 trupa amerikane që nga urdhrat shtesë në fillim të këtij muaji të Presidentit Joe Biden për dislokime forcash ushtarake.

 

 

2 komente në “Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, SHBA do t’i shesë Polonisë 250 tanke për të rritur sigurinë e vendit”

  1. L says:

    E shifni ku esht qellimi amerikes gjoja lufta lufta,shit CA billiona ketej.

  2. The greatest says:

    Ja perse e gjithe bota duhet te jete pjese e NATOs…
    Shitini ketyre dubçeve hekurishte te shtrenjta dhe lerjani femijet pa buke dhe spitale
    RROFTE FRIKA KUNDER GOGOLIT $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$
    Rrofte kompleksi industrial i armeve! 40milione amerikane jetojne neper rruge duke lypur, 80milione mezi shtyjne diten per nje kafshate buke, por ama ka arme sa te duash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje