Qyteti i rrethuar me mina, ushtria merr vendlindjen e bosit “10 milionë dollarësh” të drogës

19 Shkurt 2022, 17:45Politika TEMA
Qyteti i rrethuar me mina, ushtria merr vendlindjen e bosit “10

Ushtria meksikane mori nën kontroll vendlindjen e një prej bosëve më të fuqishëm të drogës në shtetin Miçoakan (Michoacán) në perëndim të vendit. Nemesio Oseguera Cervantes – i njohur si “El Mencho” – është lindur në qytezën Naranjo de Chila, Aguililla, dhe është person në këkim në SHBA dhe Meksikë.

Për të zmbrapsur futjen e forcave të sigurisë, anëtarët e kartelit që ai drejton “Jalisco Nueva Generacion”, kishin vendosur mina të fshehta, nga të cilat një person ka vendur në javët e fundit. Pjesëtarë të skuadrave anti-minë patrulluan hyrjet për në qytet dhe rrugët brenda tij.

“El Mencho” kërkohet prej vitesh nga autoritetet meksikane, pasi besohet se është urdhëruesi i një sulmi ndaj forcave të sigurisë meksikane në vitin 2015, ku humbën jetën 15 efektivë. Gjithashtu ai akuzohet për përpjekjen për të vrarë shefin e policisë së Meksiko Sitit në vitin 2020.

Karteli që “El Mencho” drejton është përhapur nga qyteti Halisko (Jalisco) dhe tashmë dominon thuajse në të gjithë vendin. Në Aguililla, karteli i tij lufton për territor edhe me rivalët e Los Viagras. Porti i qytetit është një prej rrugëve më të mira për trafikun e narkotikëve dhe një pasuri e vyer për grupet kriminale.

Nemesio është një prej bosëve më të fuqishëm të momentit në botën e nëndheshme meksikane dhe disa ekspertë të sigurisë në SHBA vlerësojnë se është më brutal dhe i pamëshirshëm sesa El Chapo. Ai është krimineli më i kërkuar nga DEA, e cila ofron 10 milionë dollarë shpërblim për këdo që ndihmon në kapjen e tij.

Në nëntor të vitit të kaluar forcat meksikane të sigurisë arrestuan gruan e El Mencho-s, Rosalinda González, e cila akuzohet se është financierja e kartelit famëkeq. Gonzales dhe El Mencho kanë tre fëmijë, mes tyre edhe Rubén Oseguera González, i njohur si Menchito, i cili në vitin 2020 u ekstradua në SHBA ku përballet me akuzat e trafikut të drogës.

4 komente në “Qyteti i rrethuar me mina, ushtria merr vendlindjen e bosit “10 milionë dollarësh” të drogës”

  1. Cajupi says:

    R.I.P shqipja. Rrofte google translate. O ymer baze paguaj edhe ndonje redaktor

  2. Kapedani says:

    10 milione dollare se mos jane 10 miliard se 10 milion nuk quhesh bos droge.Escobari para 20 vitesh kishte 35 milliard qe sot vlejne 45 .Perkthim skandaloz.

    1. korcari vip says:

      10 milion jane dollaret qe ka vene Amerika per koken e tij.

  3. Indignados says:

    35 milion dollare? Po aq ka Don Agaçio, dyfishin ka lal Plehu, trefish ka Arben Muti dhe 10 fish ka Ed’Droga

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje