Basha e nis me selfie fushatën: Dy dashni kanë shkodranët, PD-në dhe Vllazninë. Jeni kryeqendra e qytetarisë

19 Shkurt 2022, 12:41Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka startuar fushatën zyrtarisht nga Shkodra për zgjedhjet lokale të 6 marsit. Ai si fillim ka bërë një selfie me demokratët e pranishëm.

Po e nis me një selfi se kam iluzionin që selfi, fotografia, do ta kujtoj e do ta ruaj, do ta përjetësoj këtë moment mahnitës, këtë moment të mrekullueshëm këtu në këtë kryeqendër që gjithkush, çdo shqiptar, çdokush që flet shqip, i thotë kryeqendra e veriut. Por në fakt është kryeqendra e kombit sa i takon qytetarisë, sa i takon vlerave, sa i takon spirancës së kombit, udhëtimit tonë qindravjeçar dhe shekullorë drejt destinit tonë perëndimor.

Ndaj dua t’iu falënderoj për këtë atmosferë të mrekullueshme që dinë ta falin vetëm shkodranët. Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, dy dashni kanë shkodranët: Partinë Demokratike dhe Vllazninë. Them që nuk iu njoh pak, duke iu njohur mirë, duke parë si keni votuar, zgjedhje pas zgjedhjesh që kur kam qenë fëmijë, si keni zgjedhur në kohë të vështira, mund ta them me gojën plotë para jush, para gjithë shkodranëve, para gjithë Shqipërisë që askush nuk i rren dot shkodranët. Nuk i ka rrejt Enver Hoxha për 50 vite , e nuk mundet me i rrejt askush me asnjë marifet.

Është kështu apo jo? Xhemali, në një nga bisedat kohë më përpara, kur nuk e dinte që do t’i propozohej sakrifica e përfaqësimit të shkodranëve në një moment si ky, më ka thënë tre fjalë që i kam dëgjuar edhe nga shkodran të tjerë, kështu që besoj që është një fjalë e gjithë qytetit, e gjithë bashkisë, nga Dukagjini në Velipojë, Shkodra është dashni. Dhe e shoh që e ka dhe në sloganin e tij “me dashni për Shkodrën”, por e vërteta është që Shkodra është dashni, e vërteta është që Xhemal Bushati është kandidati më i mirë për Shkodrën. Ai është pjesë e Shkodrës, e tha një nga parafolësit. Është pjesë e Shkodrës jo vetëm në ditë të bukura si kjo ku jemi mbledhur bashkë për të festuar në zemrat tona besimin e pathyer se bashkë nuk ka forcë të na mposht po edhe në ditë të vështira, edhe në ditë të errëta, jo vetëm në ditë me diell, edhe në ditë me shi.”, tha Basha.

6 komente në “Basha e nis me selfie fushatën: Dy dashni kanë shkodranët, PD-në dhe Vllazninë. Jeni kryeqendra e qytetarisë”

  1. LULUSHI VOGEL says:

    Shko ne prokurori dhe trego veprimtarine tende mafioze me toto rinion cfare keni bere vrasjet vjedhjet shitjen e detit greqise lere selfi me shkodren e prapambetur

  2. Nik says:

    Ashe hall i madh kur lulashin don me zjerr kujn me Shkodrant.
    Tu pa e tu ba ka pa than nji shoq.
    Me 7 mars shohim .

  3. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

    Nuk mund të jetë kryeqendra e qytetarise nje qytet qe voton Saliun, Bardh Spahine, dhe Voltana Ademin.
    Kur ta tregojnë veten se Jane kunder Saliut, atehere Shkodra do shkojë ne origjinen e vet intelektuale.
    Deri tani ka votuar per komunisto-fashistet e Saliut.
    Sikur të kishin nxjerre kandidate të pavarur shkodranë, Shkodra do t’i kishte dhene nje mesim të shkelqyer politikes shqipetare dhe popullit shqipetar.
    E kane bere? Jo.
    Atehere, nje mut janë, si të gjithë ne qe kemi duruar Saliun keto 30 vjet.

  4. Mjeda says:

    Dy metra mashkull del si karabush tu rrejt e si vjen hiq marre. Kur e shof ket me taman me than shyqyr qe sa ba kryminister ky karabush.

  5. Sala says:

    Kulmi i injorances ishte kur Saliu u premtoi se me zgjedhjen e Bardhokut kryetar bashkie do te demshperblehen te gjithe te permbyturit e vitit 2013 ne Shkoder dhe parate do ti paguaje ÇEZ-i….kurse shkodranet e “qyteteruar”duartrokisnin ne ovacione.

  6. Jari says:

    Kryeqytetaria e Bashes ka tridhjet vjet qe voton njeriun e koruptuar si familie e minusin e demokracise ne shqiperi ,dhe me sa duket do perkrai forcen e pare antiamerikane ne shqiperi, se kjo eshte kryeqytetari?shumica e shqiptareve mendojne ndryshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje