Nga Ylli Pata
Tashmë po përjetojmë një vrull të fortë politik nga opozita, e cila ka marrë “nismën antikorrupsion”, edhe në dyert e një fushate zgjedhore, që për opozitën e betejën e saj të brendshme është më e rëndësishme se rezultati.
Një panoramë vrulli që e kemi përjetuar shpesh nga 2013m sa herë ka pasur axhenda politike kjo opozitë, ka ndërmarrë ofensiva “antikorrupsion”.
Në ndryshim, nga koha para 2013, që kur kishte jo vetëm “ofensiva antikorrupsion”, por edhe akuza për vrasje siç është rasti “Remzi Hoxha”, apo edhe “Gërdeci”, “21 janari” etj, nuk kemi një situatë ku shefi i qeverisë dhe udhëheqësit e Parlamentit e mazhorancës sulmojnë Kryeprokurorin apo prokurorët që kanë çështjet në dorë.
Megjithatë, jemi para një situate ku tashmë, “rasti inceneratorët”, jo vetëm po hetohet me intensitet nga Prokuroria Speciale, nga një komision hetimor parlamentar të drejtuar nga opozita, por edhe mediat po e mbajnë në krye të titujve të lajmeve, por edhe të “këndit të analistëve”.
Një qasje, edhe pse e zhurmshme, në fund të fundit është edhe një presion pozitiv për agjencitë ligjzbatuese, SPAK, por edhe qeverinë e mazhorancës, jo vetëm për të shkuar tek e vërteta, por edhe për ta bërë llogaridhënien sa më të fortë për njerëzit që kanë pushtet.
Por nga ana tjetër, paralelisht me këtë, kemi pasur dy zhvillime paralele që bëhet fjalë për manipulimin e zgjedhjeve në FSHF. Një organizatë publike, që ka hetime ndaj saj për abuzime miliona eurosh që nga çështjet e kontratave, pastrami i parave, e deri te shitjet e ndeshjeve. Për këto të fundit kemi hetime nga organet ndërkombëtare siç janë institucionet e drejtësisë së Zvicrës dhe vendeve të tjera.
Gjykata e Tiranës, me dy vendime të saj, ka hedhur poshtë tentativat e kreut të FSHF-së Armand Duka për të bërë një proces zgjedhor të manipuluar. Por Duka as i kërcet fare për vendimet e gjykatave, të cilat i quan nuk.
Kjo është punë e Dukës në fund të fundit, po përse ata media që bëjnë namin për “Skanalin e inceneratorëve”, për të cilët pala e qeverisë thotë në fund të fundit që le të hetohet, por ne mendojmë se nuk ka skandal, ndoshta vetëm abusive, nuk shkruajnë një rresht për rastin “Duka”.
Shumë e thjeshtë; janë të telekomanduar, e si të tillë nuk mund të jenë e nuk do të jenë kurrë të besueshëm. Jo se janë të anshëm, të njëanshëm, apo kanë mendim për ta mbrojtur Armando Dukën. Le ta bëjnë, po thjesht të publikojnë lajmin; vendimin e Gjykatave. Sikur edhe ta analizonin mirë do të bënin, natyrisht pa Lubonjën, se ai s’del dot…
O debil! si krahason korrupsionin shteteror me ate te nje OJF-je?!!!!
Duka dhe Shulku kanë korruptuar deputet, ministëra, media dhe po përpiqen të zhvillojnë zgjedhje të “ndershme” !
Delegatët janë bërë gati për garën, për të votuar më të mirin,atë pa program!!!!!!
Të gjithë janë pa program!!!!
Midis konkurentëve për të drejtuar FSHF edhe bobi pensionisti është rreshtuar formalisht !!
krahasim i pa gjetur. Ne fund te fundit, FSHF ka per epror UEFA dhe nuk varet nga qeveria e as nga fondet publike, pra nga kontributet e shtetasve dhe bizneseve shqiptare.Nese vertetohet qe ne aferen e inceratoreve ka edhe persona te tjere me pushtet (ministra) qe kane lyer duart, kryeministri duhet te jape dorreheqjen dhe socialistet te krijojne nje qeveri te re.
Je n’terezi o Pate?! A more ndonje sufllaqe te pakten?! Vemje qe ushqeni korrupsionin!! Si keni ftyre te dilni ne krah te mega aferes korruptive te inceneratoreve. Ky vend ka shku per lesh me njerez te tipit te Pates
Cfar jane “Inceneratoret”?
Po pse o debil “Sara”, nuk eshte korrupsion shteteror-krim shteteror gerdeci 21 janar, mashtrimet milioneshe te FSHF, apo supervjedhja shteterore CEZ-DEA, apo rruga e Kombit. Cilat media po i ngasin keto halle tonat? Apo dhe keto jane ceshtje OJF-je. S’te paskan ardh trute ne vend.
Po ca korrupsione te tjera qe i ke harruar
PPP e ilir gagac beqes ne shendetesi
PPP e autostradave te tipit 40 milione euro kilometri
I pakurruptuari legendary, fytyra e korrupsionit arben evgjit ahmetaj cfare corbe po ha per momentin
Interesant. Si ka mundësi që SPAK brenda një kohe rekord po zbardh dosjet e inceneratorëve, FSHF, etj, ndërsa dosjet e bujëshme që ka depozituar maxhoranca si CEZ, kompleksi Partizani, etj, i ka zënë pluhuri prej pesë vitesh.
Midesë???!!!!! Ku e gjete o gomar? Oreks o hajvan!
A e kupton se kështu ndihmon në shtrembërimin e gjuhës sonë, o idiot.
Gazetari është njeri publik, nuk je si puna jonë që bëjmë një koment dhe gjithçka mbaron aty!!
Ju i lexojnë gjithë vendi.