Tabaku: Policia të sjellë me forcë administratoren e Inceneratorit të Tiranës nëse nuk paraqitet deri në mesditë

18 Shkurt 2022, 10:07Politika TEMA

Administratorja e Inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra, e cila duhet të dëshmonte sot për Inceneratorët, nuk është paraqitur në seancën e dytë në Kominisonin Hetimor të Inceneratorëve.

Kryetarja e komisionit, Jordia Tabaku, ka ndërprerë punimet e dhe tha se nëse ajo nuk paraqitet deri në mesditë, do t’i kërkojë Policisë së Shtetit ta shoqërojë me forcë.

“Zonjën Kodra megjithëse kemi 20 minuta që e presim, nuk është shfaqur në Komision. Unë i kërkoj stafit të Komisionit Hetimor që të vendosemi në kontakt me të. Të gjejmë një numër telefoni, ta rithërrasim edhe një herë në drekë, në thirrjen e trete, nëse nuk paraqitet, për zonjën Kodra ne do te bëjmë të njëjtën procedure qe propozuam për z. Loran Dusha, do njoftojmë shërbimet e policisë“, tha Tabaku.

Sipas njoftimit të Kuvendit, përveç zonjës Kodra, në komision sot është parashikuar të dëshmojnë Viola Haxhiademi, sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Loran Dusha, administrator i Inceneratorit të Fierit (dëshmia zhvillohet Online), Florian Muçaj, anëtar i Komisioni i Prokurimit për Inceneratorin e Fierit dhe Valbona Ballgjini, anëtare e Komisionit të Prokurimit për Inceneratorin e Tiranës.

1 komente në “Tabaku: Policia të sjellë me forcë administratoren e Inceneratorit të Tiranës nëse nuk paraqitet deri në mesditë”

  1. Opinion says:

    Për këtë Z.e nderçme dhe parimore kam një pyetje: Pse nuk del më për të denoncuar aferën e ndërtimit të shkollës S.Frashëri? Pres përgjigje nga Z.ose takëmi i saj!
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje