Sondazhi i Pipos/ Zgjedhjet e 6 marsit: Basha fiton Durrësin, Dibrën e Shkodrën

17 Shkurt 2022, 22:00Politika TEMA

Kompania Pipos Prishtina, një nga më të njohurat në Kosovë për kryerjen e sondazheve paraelektorale, ka realizuar sondazhin e radhës edhe në Shqipëri për zgjedhjet e pjesshme vendore të 06 Marsit.

Shtëpia e Lirisë, LSI dhe Sali Berisha, nuk duket se i afrohet asnjë bashkie si potencial për të fituar në këto zgjedhje. Kompania Pipos Prishtina, një nga më të njohurat në Kosovë për kryerjen e sondazheve paraelektorale, ka realizuar sondazhin e radhës edhe në Shqipëri për zgjedhjet e pjesshme vendore të 06 Marsit. Këto zgjedhje do të kryhen për Bashkitë e Durrësit, Shkodrës, Lushnjës, Dibrës, Vorës dhe Rrogozhinës. Në këto njësi zgjedhore, Kryetarët e zgjedhur të Bashkive për arsye të ndryshme nuk janë në detyrë dhe Presidenti i Republikës dekretoi zgjedhjet pjesore. Numri i votuesve që morën pjesë në këto Bashki në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, ato të 25 Prillit 2021, ishte rreth 271 mijë ose rreth 18% e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve në Shqipëri.

Bashkia me numrin më të madh është ajo e Durrësit.

Ka një interes të shtuar të opinionit publik për të parë se sa është ndikimi I ndarjes së Partisë Demokratike nga largimi I Berishës dhe Lëvizjes së tij Foltorja. Përndryshe, interesi politik I këtyre zgjedhjeve është I reduktuar pasi për 12 muaj do të jenë zgjedhjet e reja vendore në gjithë Shqipërinë.

Sondazhi tregon qartësitsh situatën jo pozitive dhe vlerësimet negative ndaj qeverisjes aktuale në këto Bashki në nivel lokal ku asnjë Kryetar aktual bashkie nuk mer më shumë se 40% vlerësim pozitiv të punës së tij.

Gara elektorale duket se përqëndrohet mes dy forcave të mëdha politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duke lënë shumë pas në preferencë dhe orientim të votës kandidatët e prezantuar nga LSI dhe Sali Berisha.

Partia Demokratike duket se fiton Bashkitë Durrës, Dibër dhe Shkodër.

Partia Socialiste mer Bashkinë Lushjne, Rrogozhinë e Vorë me rezultat shumë të ngushtë me PD.

Ju lutem na thoni, sipas mendimit tuaj, si po shkojnë gj ë rat në Shqipëri? Në drejtimin e duhur apo drejtimin e gabuar?

Pyetja që ju drejtua votuesëve të këtyre bashkive ishte: Ju lutem na thoni, nëse zgjedhjet për Kryetar Bashkie do mbaheshin sot, ju për cilin kandidat do të votonit?

6 komente në “Sondazhi i Pipos/ Zgjedhjet e 6 marsit: Basha fiton Durrësin, Dibrën e Shkodrën”

  1. kthhh says:

    I mbani mend sondazhet e 25 Prillit? Hajt se prap te gjatin do marrin treshja Berisha-Basha-Meta.

  2. Lanabregesi says:

    Ky sondazh eshte si ai i Berat Bubuzhales,(llapushit) qe e nxirte fitues pd ne zgjedhjet parlamentare te 25 Prillit te kaluar.

    1. Fatosi-kosove says:

      Po kah po n’a dalin o zot kta specialista kaq te zot, edhe pse jam nga kosova as qe e di se kush jan,por kam bindjen asi analista qe ne tv as nuk dijne te shprehen,bile edhe matematiken e dijne si basha,vetem se kta thone:
      7X7=86,ja kalojne edhe bashes e berishes keshtu ju del hesapi pip sondazhit.

  3. Loku says:

    Pd do mare hajdarin bashke me salen dhe moniken sebashku me nard surat xhevzen.

  4. Tedi says:

    Sondazh i shpikur per te eklipsuar ate te Euronews qe doli sot, Sipas Euronews ne Durres e para del socialistja Sako me 41% i dyti Ardian Muka i listetes se komisionit me 24% i fundit Luan Hoti i Lulit me 11.6%. Por keto si jepni ju bajgat e Temes.

  5. Nishiraku says:

    Rrof baca BATON!
    Sondazh bobash jo shaka!
    Mos u tallni me Lulin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje