Meta: Basha dhe Rama donin të më largonin që në 2014-n, lajmërova doktorin!

17 Shkurt 2022, 21:50Politika TEMA

Meta deklaroi se ka pasur Rama me Bashën “deal” në që vitin 2014, bëri një supermiting Basha për të më hequr mua nga kreu i Kuvendit, për të hequr edhe hapësirën e Berishës. E eklipsonte ai Bashën prandaj.  Kam informuar edhe Berishën se ai po bënte lojra.

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që opozita në Kuvend duhet të reagojë ashpër për manipulimet e pretenduara në dokumentat që maxhoranca depozitoi në Gjykatën Kushtetuese kundër tij. Në një intervistë për emisionin “Dekalog”, Meta kërkoi mbështetje nga opozita, por nuk e specifikoi nëse përfshinte edhe kryedemokratin Lulzim Basha me të cilin ka pasur përplasje në distancë.

Kërkoj nga Prokuroria përgjigje për falsifikimin e rëndë të provave të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese për të cilën kam bërë një kallëzim penal. Pres nga e gjithë opozita të reagojë për këtë skandal kaq të rëndë,”-u shpreh Meta ndër të tjera.

Lidhur me këtë çështje, Meta ka depozituar një padi në Prokurorinë e Tiranë dhe në Prokurorinë e Posaçme SPAK, duke akuzuar maxhorancën se provat e paraqitura ndaj tij në procesin gjyqësor ishin të manipunuara, e gjitha për të bërë të mundur shkarkimin e tij brenda afatit të përcaktuar nga ligji. Këshilltari ligjor i tij, Bledar Dervishaj shpjegoi sesi Kuvendi nuk kishte respektuar afatin 48 orë për mbledhjen e Komisionit Hetimor duke manipuluar përmbajtjen e shkresave dhe të datave në dokumentat zyrtare.

 

3 komente në “Meta: Basha dhe Rama donin të më largonin që në 2014-n, lajmërova doktorin!”

  1. TURPE PER DREJTESINE E EDI RAMES says:

    HAAAAA TE VJEDHESH, VRASESH KORRUPSIONE , SHKELJE TE KUSHTETUTES DHE NE FUNDE TE CICEROSHE NE KAZANET TV
    TURPE PER QEVERINE RAMA
    TURPE PER DREJTESINE
    TURPE PER SHQIPERINE QE MBAHET PENGE NGA DY KATUNDARE KRIMINELE

  2. k says:

    Degjeneratë KOZMIKE.

  3. Franci says:

    Shife kur ti japi gjykata demshperblim ketij hajduti rendomte , do ti japi demshperblim se ka hedhur ne gjyq parlamentin gjasme per mbledhje faktesh te reme …..me pak fjale kerkon dhe restat , eh me c’shtet vari kerin kemi te bejme ……po behet fjale per shtet tallava , shtet banane….
    E para , ky qe kur eshte ngateruar me politike ka qene ne sherbim te Sali Befishes si Falanga e 5 , tani dalin te gjitha akuzat per te …..bente qeveri me Ramen , dhe lajmeronte Berishen per Bashen …..perfundimef dihen …….
    Dhe e dyta , ky bajge ckerkon tani ??? Ky la detyren dhe u hodh ne lufte te hapur ne krah te opozites ….dhe per keto dhe shume te tjera ketij i duken fallcifikime ????? Do me thoni , ky pisanjoz nuk pranoi videon e Dritan Priftit , do pranoje rebelimine tij …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje