A do kthehet Meta në krye të LSI-së? Kryemadhi: Ai kostum i rri shumë i ngushtë! LSI nuk garon për zgjedhjet e 6 marsit, i kemi krijuar teknikalitet Berishës

17 Shkurt 2022, 15:15Politika TEMA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Ilir Metën.

“Unë e kam thënë që kostumi i LSi Ilir Metës i rri shumë i ngushtë tashmë, është më shumë se LSI”, tha Kryemadhi.

Duke folur per mediat jashte Kuvendit, Kryemadhi shtoi se LSI nuk kandidon në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, por i ka krijuar teknikalitet grupit të ‘Rithemelimit’ që të futet në zgjedhje.

“LSI nuk kandidon i ka krijuar një teknikalitet 11 deputteve te PD të Rithemelimit. LSI nuk është pjesë e kësaj, do u bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve e suportuesve që të votojnë kandidatët më të mirë. Janë zgjedhje lokale dhe kanë të bëjnë me jetën e tyre, jo me jetën politike.

Premtim Kryemadhin nuk e kam takuar ndonjëherë por nëse është nga Dibra është fisi im. Qenka treguar burrë me mend, që ka thënë se është nga fisi im. Dibranët shquhen për nuhatje, edhe për zgjedhjen e duhur”, tha Kryemadhi.

1 komente në “A do kthehet Meta në krye të LSI-së? Kryemadhi: Ai kostum i rri shumë i ngushtë! LSI nuk garon për zgjedhjet e 6 marsit, i kemi krijuar teknikalitet Berishës”

  1. Tit Vasili says:

    Moj Shqipëri te kam dhjerë nuk do behësh as një here , kur vjen puna dhe te qin edhe ilir meta hajduti dhe katundari i Çepanit tregon se fundi i njerëzimit është shume afër, ate here pse behet pyetja pse ikin Shqiptaret nga vendi , te ikin dhe kurrë mos te kthejnë kokën mbrapa nga ky vend i mallkuar, haram ju qofte qumështi i asaj mushke si ka pjelle ata te gjashte natarë te gjykate përdhunuese si kane dhëne ate vendim, haram ju qofshin dhe Milionat e eurove si kane marre nga ky hajdut nga parat e gjakut te popullit, këtyre shushunjave ju bëfshin iliqe kanceri dhe kurrë mos gjetshin derman dhe kurrë mos ju dalte shpirti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje