Nga Baton Haxhiu
Proverbi latin, sipas të cilit Jupiteri u merr mendjen atyre që dëshiron t’i shkatërrojë, duhet ndrequr. Në fillim, ai iu merr sytë.
Kjo që ndodhi në Gjykatën Kushtetuese, me vendimin për presidentin, është një tragjedi!
Tragjedia, megjithatë, ishte paralajmëruar. Por, askush s’e besonte. Dhe tash, çka të bëjmë me një vendim të tillë?
A duhet burgosur drejtësia për ta ndaluar padrejtësinë? Kjo është pyetja sot.
Them se “po”. Nuk ka liri në padrejtësi dhe nuk ka të drejtësi me hegjemonet e shkronjave juridike.
Por, janë edhe disa pyetje të tjera: Çfarë do të bëhet me sistemin e drejtësisë? Si ta trajtojmë padrejtësinë që vjen nga e drejta? Çka do të thonë investuesit e drejtësisë, Kim dhe Soreca, kur me paratë e tyre padrejtësia triumfon?! A rrënohet sistemi juridik dhe shkërmoqet fuqia e fjalës juridike?
Të gjitha këto dyshime lindën sot, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kriminelët e shkronjave juridike në Gjykatën Kushtetuese treguan dhe vendosën që të padrejtën ta shënjojnë si drejtësi.
Në Shqipëri po tregohet se gjithçka është si e mallkuar, e huaj, njerëz që s’e duan vendin dhe pandëshkueshmërinë e shënjojnë si arsye personale.
Gjithçka të përngjan me një keqkuptim të madh njerëzor, ku shkaqet dhe vendimet ta marrin frymën dhe ta mbysin shpresën.
Sot, mes dy ngjarjeve me rëndësi në dy shtete shqiptare – përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë – po mundohem të heq paralele.
E para, 14 vite shtet, me një drejtësi kushtetuese që njeh vendime, të cilat kanë rrëzuar dy presidentë, kryeministra e qeveri.
E dyta, Republika e Shqipërisë – 110 vjet shtet – që shënoi rrënimin e drejtësisë kushtetuese dhe bashkë me të demokracinë parlamentare.
Sot, po përdor pushtetin e gazetarit për t’i drejtuar pyetje Ambasadores Amerikane, Yuri Kim. Dhe, nga përvoja ime e gjatë në gazetari, kam kuptuar se pushteti i gazetarit nuk mbështetet mbi të drejtën për të bërë një pyetje, por mbi të drejtën për të pasur një përgjigje.
Pyetja është: Përse kërkojmë drejtësi, cili është saktësisht motivi ynë?
Nëse sulmohet tendi juridik, përgjigjja është e qartë: vënia e drejtësisë në vend.
Nëse është sulmuar institucioni duke shkelur Kushtetutën, përgjigjja është: mbrojtja e kushtetutshmërisë.
Nëse është sulmuar shteti dhe vlerat e saj, përgjigjja është: mbrojtja e interesave kombëtare nga të cilat nuk duhet të heqim dorë.
Nëse asnjë nga këto nuk vlen për Ilir Metën, atëherë vendi ynë, shihet qartë, është sulmuar nga kriminelët e shkronjave juridike.
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, as mëshirë nuk patën për vendin e tyre!
Treguan se ishin ata që nuk e duan vendin dhe e bënë që rendi juridik, në të ardhmen, të mos ketë paqe. Të jetë i shkërmoqur nga kriminelët e shkronjave juridike.
Do të duhej, së paku, të nxirren arsyet cinike të kësaj shkrese-vendim, arsyet e parrëfyera të kësaj ndërhyrjeje, që është një katastrofë nga të gjitha aspektet.
Meta është edhe pesë muaj President dhe nuk do të lërë shenja në historinë politike shqiptare. Përveçse si President dhe pa trashëgimi.
Por, sot, vetting-u, paratë dhe investimi amerikan e kanë humbur vlerën. Kanë humbur kuptimin.
Asnjëherë nuk kam besuar që një vendim i Gjykatës ta trajtojë vendin dhe sovranitetin e tij, se sa një shtresë e ndyer toke, dhe ta trajtojë qytetarin e saj të parëndësishëm dhe jodinjitoz brenda brezit kushtetues dhe t’i japë ndjenjën atij si të jetë i huaj.
Vitore Tusha me shokë nuk diti të reagonte përkundër aplikimit të barbarisë institucionale të udhëhequr prej kohësh.
Ky grup gjyqtarësh kanë harruar se gjithçka qëndron te ndërgjegjja dhe te liria.
Në betejën e ndezur për të merituar Çmimin i “Marri i Vitit”, kishim dy persona të kalibrit të rëndë. Por, asnjëri syresh nuk e mori. Ky çmim i takon Gjykatës Kushtetuese.
Kjo, pasi:
1. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka legjitimuar një President: a) recidivist shkelës kushtetute; b) shantazhues publik të Gjykatës Kushtetuese dhe, për më tepër, në të ardhmen ka legjitimuar një Presidencë, e cila nuk përfaqëson më Unitetin e Popullit – po një institucion, i cili qëndron mbi pushtetet e tjera dhe lirshëm; c) merr kompetencat e pushtetit ekzektuiv dhe legjislativ sipas dëshirës; dhe d) është interpretuesi përfundimtar i Kushtetutës, sepse Gjykata Kushtetuese nuk është asgjë më shumë sesa një zyrë ligjore që vepron, në rastin më të mirë (për të mos implikuar më shumë), sipas forcës së shantazhit politik;
2. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka shkatërruar sistemin e ndarjes dhe balancën e pushteteve, sistemin kushtetues dhe demokracinë në Shqipëri. Nga sot – çdo institucion në Shqipëri është politik – nuk ka mbetur asnjë institucion që qëndron mbi politikën dhe kanë vendosur një precedent bazuar në të cilin shkronjat e Kushtetueses nuk qëndrojnë mbi politikën, por në shërbim të saj. Ata gjyqtarë, që ulen në kupolën e drejtësisë, janë aty vetëm për të legjitimuar formalisht çdo veprim të cilit do politikan që kërcënon më shumë;
3. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka shënuar fundin e të gjithë reformës në drejtësi në këtë Republikë dhe miliona eurove që janë investur. Ata sot kanë dhënë shembullin më të keq për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në këtë Republikë.
Nëse ata nuk guxojnë të mbrojnë Kushtetutën, s’ka pse ta bëjë asnjë gjyqtar e prokuror tjetër në Shqipëri.
Ata nuk kanë legjitimuar vetëm një President – hapur shkelës të Kushtetutës dhe interpretues të vetëshpallur të saj – por gjithashtu kanë inkurajuar çdo gjyqtar dhe prokuror në Shqipëri që të veprojnë bazuar në udhëzime politike. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk guxon, s’ka pse të guxojë askush;
4. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri sot u ka dhënë shembullin më të keq të gjithë studentëve të drejtësisë, të rinjve e të rejave të këtij shteti që guxojnë të besojnë; guxojnë të jenë idealistë;
5. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, sot, në vend të shtetit, ka zgjedhur individin – në vend të nderit, ka zgjedhur turpin;
6. Republikën e Shqipërisë, nga sot, nuk e ka shkatërruar Ilir Meta, por Vitore Tusha dhe vartësit e saj, të cilët kanë guximin ta quajnë veten gjyqtarë;
7. Të qenit gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, duhet të jetë nder dhe privilegj. Kjo Gjykatë, jo vetëm që e zhveshi vetveten sot përfundimisht nga këto epitete, por i dha fundin ndarjes dhe balancës së pushteteve dhe një Republike që vetëm kokulur mund të aspirojë të bëhet pjesë e shteteve demokratike të Bashkimit Evropian;
8. Dite Zie – jo që u legjitimua një recidivist shkelës i Kushtetutës, i cili e ka shfrytëzuar zyrën e Presidencës për të baltosur Republikën që përfaqëson; por më shumë sepse – institucioni që ka për detyrë ruajtjen e Kushtetutës, nga sot – ekziston vetëm formalisht dhe kot financohet nga paratë e taksapaguesve të këtij shteti; për më tepër dhe më keq – i kanë dhënë shembullin më të keq një gjenerate të tërë juristësh të së ardhmes, të cilët mund të kenë guxuar të ëndërrojnë që “mbrojtja e interesit të shtetit është nderi më i madh”.
Por duhet të jetë e qartë se ajo që është e patolerueshme, është e patolerueshme! Për ne, por jo për ata që ndajnë drejtësinë në Gjykatën Kushtetuese.
Ne kerkojme drejtesi qe te denohet fukarai dhe jo sera e ilir metes qe eshte pronar partie e qe vjedh familjarisht e tall menderen me superbudallenjte e kokpalaret
Sote (gjykata Kushtetute )? E Repuplikes Shqipries ka rë më poshte se një kriminel,hajdute dhe diktatore siqe ështe Rexhep Tahipe Erdogani. Edhe për Erdogani ilir Meta ka rë më poshte se ai vet për sa i perket parimeve të shteti ligjore a po demokratik. Por jo për Gjykaten tone Kushtetute???
Kjo masaker e poshterim i ketij mender populli mund te kaperdihet nese shba-ja e cia kane planifikuar ndonje skenar me te detajuar per shkaterrimin e klryemafiozeve boteror ne shqiperi,ndryshe ju kam bere cicin mu ne politike e demokraci o ameriqi
Nje shkrim shume i drejte. Por çfare duhet bere? Ne qoftese njerezit e ndiejne pergjegjesine ndaj vetes dhe familjes te tyre, perveç pornove dhe LGB-ve, duke filluar nga sot, duhet te rrembejne cfurqet, lopatat, belat draperinjte dhe ti turren vilave e shtepive te gjyqtareve te gjykates kushtetuese, pastaj zyrave te tyre me varé si ato te Saliut tek Pd-ja, sepse kemi nga 30 vjet qe lame kockat neper bote dhe nuk mundem te shijojme si njerez sadopak token dhe njerezit tane, pa tu vinim dhe nje lule tek varri, ne qoftese do ta gjenim dhe nuk do te ishte si puna e Remzi Hoxhes; E ne qoftese nuk bejen kete, le te lehin rrugeve te Shqiperise bashke me Sali Berishen e Ilir Meten, bile tu falen ne gjunje dhe te mbyllin gojen e te mos ndihen me . Protestat sot duhet te perfshinin gjithe Shqiperine, se populli yne, ka thene dikur qe duhet te turbullohet qe te kullohet dhe flaka duhet ti dale me maj se jeta kjo eshte, pastaj gjarperi do beje punen e tij ne toke, por jo dhe mbi toke. Kaq te nenshtruar paska qene ky popull, kaq pa moral dhe shpirt per veten e tij, kaq i bastarduar?! Vitore Tusha ne qoftese nuk jep doreheqjen, duhet ta nxjerrin nga zyra me zor dhe bran. Dhe jo vetem dhe dashnorja e Enkeled Alibeaj apo putana e Andi Bejtjes. Jane mbledhe porno-star ne gjykaten kushtetuese. Reforma ne drejtesi u mbyll dje ne oren 23 te nates qe u dha lajmi dhe shqiptaret si ne luften kunder naz-fashizmit duhet te ngrihen per te permbysur prokurore, gjyqtare e avokate qe po i bejne krimin me te madh vendit dhe njerzeve te drejte. Ndryshe, Shqiperia vdiq, s’ka rruge tjeter, shqiptaret e ndershem do ta lene vendin dhe Krimi dhe harbutelleku do mbizoteroje ne ate vend. Kur nuk ta jep shteti te drejten qe meriton, duhet te ja rrembeshe me force, ndryshe behu skllav. 30 vjet, pa drejtesi, s’ka jete!
TE LUMTE BATON
Ke shprehur indinjaten time,ulurimat e nje populli te tere,qe ka vuajtur dhe vuan nga padrejtesia e bastardeve te saj.Mezi prisnim qe drejtesia te triumfonte dhe te jepte sinjalin e fitores,por u zhgenjyem totalisht!
KY ESHTE TURP HISTORIK DHE DITE E ZEZE PER VENDIN TONE TE MJERE.
Te lumte!
Le ta mesoj SHBA dhe BE se Shqiperia eshte me vjet drite large snhtetit ligjor. Mos i harxhoni kot parat ne kete drejtim Populli besoj per nje cast tek Amerika dhe BE por jo tek te korruptuarit Shqiptar . Ata mbrojten Saliun dhe Meten .
E nese kjo maxhorance hermafrodite parlamentare nuk shkrin kete “gjykate kushtetuse ”
lexo antikushtetuse, e vetmja formul per zgjidhje eshte revoluciuoni.
Jimi,me kend mendon revolucionin?Me big brother
përputhen,përshkërdhehen,zogun i Tiranës…….
Më vjen keq por po shkojmë drejt zhdukjes,jemi bë “specie në zhdukje “.
Baton je i madh
Një bravo të madhe Baton. Gazeta patriot dhe me integritet.
ANALISTIT
Thjesht desha të bëj një pytje:a pak shpiuna të Serbisë kishte në Shqipëri por Rama bëri çdo gjë për të marrë edhe Batonin nga Kosova kur publikisht dihët se ishte drejtpërdrejt agjent i Stanishiqit.Ndoshta i duhej Ramës për t’i rregulluar punët me Vuçiç për të bërë Shqipërinë koloni të Serbisë dhe për të sabotuar Kosovën me çdo kusht.Sot është Dita e Pavarsisë së Kosovës asnjë organizim në Shqipëri as që u përmend kjo datë as nga politikanët as nga mjekët e informimit si dukët nuk duan ta idhnojnë Vuçiçin.Turp e për faqe të zez.Këto tradhëti do i paguan Rama me bashkëmendimtar herët apo von se Shqipëria do rinovoi gjakun shqiptar.
Ty te intereson ‘Botoni”””’ Cfare idioti interesant. More ti gomar ndoshta i pasuruar…..Nu diskuton me kriminalitetin publik e politik te Salih-Meta te denuar nga USA dhe EU apo hamendjet …pet gaetare e pushtetare. Edhe e quani vehten anti komuniste;;;;; por anti amerikane !!!!!!!! O te mjere komuniste ani pa tru ..!!!!
TURP TURP TURP!!!!!
Me ketë vendim të “Gjykatës Kushtetues”, Shqipëria shkoi për lesh. Mbrojta presidetin të çmendur, të korrupturar dhe mafioz e që në vite sheli të drejtat e njerëzve, interesin e shtetit dhe kombit duhet të shuhet për një minuat. TTTTTTURPPPPPPPPPPPPPPP për ata Gjyqëtarë m..I që po i vije era deri në Amerik.
E vleresoj mendimin tend dhe e di qe shqetesohesh per te miren e shqipetarve po RELAX e degjove cfare tha Kim e kupton tani lexoje mire cfare.thote . Pra US Ambassy e priste kete se i duhej keshtu dhe ku i dihet qe nuk i ka thene te votojne keshtu. Kim tha KJO TREGON QE DREJTESIA SESHTE E KAPUR. E kupton tani qe ishte uredheri i saj dhe u zbatua
Ambasada Amerikana ka ba ironi per GjK me ate vendim o miku I’m .
O analist! Po qe ky paguhet nga inceneratoret nuk te ben pershtypje?
Jane leket tona qe ky i merr, jo te te tjereve. A ben keshtu ne Kosove ky?
A kishte te drejte Enveri?
Pergjigje nga komentuesit vetem.
Enveri nuk mund te diskutohet qe kishte te drejte. Edhe avokaturen e hoqi dhe ia la drejtesine gjykatave popullore.
Me thene te Drejten nuk e prisja kete Vendim.Veprimet ne ditet me Diell te Like Hajdutit kane treguar se jane mbushur Disa Kupa dhe nuk eshte bere Gje.Zullumi ka Vazhduar ,bile dhe me tallje e Karshilleqe..Indinjate dhe Urrejtje ndaj Gjykates Kushtetuese qe e ktheu Zyren e saj ne Alibi te Mafies me te Felliqur qe po sundon ende Politiken Shqiptare.TURP
Batonit i dhemb shpirti per Shqiperine. Tragedia thote Batoni. Epo domosdo, te mos i veje ne vije kumanarit me dyzet hajdute sdurohet. Nje pyetje per Batonin. Sa milione duhet te marresh ne muaj qe te thuash se Shqiperia eshte Ok? 130 mije euro nuk mjaftojne? Zagar
C’hyn ne pune rroga e Batonit me idete qe
percjell ne kete shkrim brilant?
Baton te lumtë pena!
Ta them une çhyn. Kur te japin qindra milione vetem ti besh fresk qeverise dhe te hedhesh helm mbi opoziten e çdo forme, gazetar smund te quhesh. Nese Shqiperia eshte keq nje si ky smund te beje moral pasi eshte nje nga ata qe po e mjelin. E dyta, ne cdo vend demokratik ku ligji sundon vertet, nje gazetar qe guxon te kriminel anetaret e nje organi suprem si Gj. K nuk do ti dilnin leket e tere jetes per ti shlyer. Jo se nuk lejohet ti kritikosh por ne asnje menyre ti ofendosh. Si qenka kjo punek,kur ste pelqen vendimi fillon e flet si te jesh me kartele. Akuzat politike jane akuza politike qe kane nje qellim thjesht politik e smund te quhen prova per te denuar nje person.
Baton, Shqiperia ka zyra drejtesie, po nuk ka drejtesi. Ka kushtetute, po nuk ka njerez per zbatimn e saj. Gjykatsit tane jane njerez te vegjel qe dominohen jo nga kultura juridike, po nga marredheniet provinciale. Reforma ne drejtesi nuk e ndryshon dot kulturen qytetare te gjykatesve tane. Sepse per ta me i rendesishem se ligji eshte miku dhe leku.
Kështu do të ndodhë kur ai gjatoshi thotë nuk merrem me gjykatat unë… Po emërimet e pjerdhura në gjykatën kushtueshme kush i bëri? Çfarë reforme është kjo kur në gjykatën më të lartë të vendit ka gjyqtarë pa kaluar në veting. Pse heshte, o klluf…?
Të dhjefsha mu në reformë. Reformë vetëm për të rritur rrogat e gjykatësve dhe prokurorëve nga 5 milion lekë në muaj.
Mjerë populli që të besoi….
Ikni, ikni, ikni, nga sytë këmbët….! Ky vend nuk bëhet. Prandaj ikni, ikni, ….!!! Shih, shih, paska akoma që nuk kanë ikur. Po ikni more, përse mendoheni…!? Ikni dhe shpëtoni shpirtin tuaj!
Unë si një individ i zakonshëm,ju kam paralajmeruar, se nëse JU, do të lejoni deklaratat shantazhuse të Sali Berishës neper foltoret e Tij,an’e mbanë Shqiperisë se :do vihen para pergjegjesisë dhe do japin llogari deri në një, të gjithë ata që mendojnë dhe po punojnë per të më akuzuar mua si njeri që kam shkelur ligjin,kam minuar demokracinë,kam nxitur korrupsionin në interesin tim e familjes time,do ta paguajnë deri në një kete shpifje ndaj meje perfshi ketu Edi Ramen,Blinkenin Sorosin dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes.Në unison me Sali Berishën, Presidenti Ilir Meta bënte të njejtin presion duke kulmuar me thirrjet: rrembeni cfurqet,kosoret,hunjet e gardheve,bishta lopatash dhe cdo mjet tjeter që ju i keni në shtepite tuaja, dhe behuni gati per momentin që do na duhet kunder ketyre krimineleve,hajduteve,tradhetareve të Kombit,kesaj klike te super korruptuar që ka uzurpuar gjithë Shtetin Shqiptar,pra!-kam thene- nese do ta lejoni kete diskurs, ku interferohesh sipas sitiuatave edhe lideri zyrtar i Opozites Lulzim Basha,athere drejtesia do të shkurajohet dhe ajo do të asfiksohet.
Tani jemi para dorezimit të saj totale.Ata që u vunë në krye per te udhehequr drejtesine,pas shantazhit të mesiperm,u pozicionuan në fund të trupes gjyqesore,te grupi i te shkarkuarve nga Vetingu dhe tek trupa në pune e të pa kaluar akoma Vetingun,ose tek grupi KÇK, duke ju neneshtruar një arsyetimi të thjeshtë të ç’do frikacaku të kesaj Bote: Jemi te humbur nga të dy anet,por keta të Berishes e Metes do na djegin të gjallë.Prandaj më mirë të marrim ndonjë para e t’ja u leme femijve se puna jonë u pa. Kjo është psiqika e frikacakut dhe e atyre që kanë berë zullume të mëdha në të kaluaren e tyre gjatë ushtrimit të Pushtetit.
Tani shkruajeni Historinë nga fillimi se deri ketu te Gjykata Kushtetuse e orës 23.30 duke u gdhire 17 Shkurti 2022 e kaluara hyri në fuqi.
Tani unë jam ligjeruar ta nxjerr sfurkun e shtepise sime dhe si i legalizuar,i sigurtë se Policia e Shtetit nuk më ndeshkon,ti futem aventurave që Kushtetusja më dha të drejtë.
Të lumtë Baton !
Jam me ju i nderuar gazetar. Ju lumte
Mos hyr në një loj me shpiunin më të ndyr të Serbisë.
Ashtu eshte, kur drejtesia nuk merret me ty qe paguhesh 17000 euro ne muaj si marketues ashtu eshte Baton….
Shume njerez pyesin me te drejte si ka mundesi qe gjykata per te cilen kishim besim te gjithe tregoi se : Kjo nuk mund te jete gjykate kushtetuese ? Skandal fatkeqesi kombetare jo se nuk denuan aktet e Ilir Metes por eshte turp se cfar drejtesie e pret popullin Shqiptare
Fatekeqesi
Baton, te dija per burre te zgjuar. Vertet prisje vendim ndryshe?! Atehere po te mesoj ku fle lepuri: pas ketij vendimi Meta s’ka me goje te ankohet kur te jete, very soon, prapa hekurave. E zgjuar Kushtetusja, bravo! E levdoj une, e levdon dhe ambasada amerikane. Politika eshte per burra te zgjuar!!!
O ju qe bete komente dhe ju te tjeret qe nuk bete komente , o popull , po ju a harruat qe kete sistem kerkuam , pra sistemin kapitalist a rrime dit nate me dy gishta lart . Po ky sistem ka ne prioritet pasurimin dhe superpasurimin te nje grupi te vogel njerezish ne korriz te 95% te te tjereve dhe kjo menyre pasurimi eshte me vjedhje , grabitje , prostitucjon , shitje femijesh dhe organeve te tyre , vrasjeve . Keto duhet te kapin majat me te larta te te gjitha pushteteve me ane te parase , paraja ben ligjin , ligji ben parane . Pse habiteni more vellezer , keto nuk lejohen as te denohen se i mbron ligji( paraja ) , japin paran si garanci dhe nuk futen ne burg , burgun ben fakiri qe nuk ka para as me pagu dritat dhe ata futen ne burg . Dikush bertet qe pse i votojme keto hiç mos ti votojme heren tjeter kur te vije radha dhe perseri ai i merr votat . A shikoni sapo tju beje thirrje Berisha mbushen sheshet , sa tju beje thirrje Meta mbushen sheshet , sa tju beje thirrje Luli mbeshen sheshet , sa tju beje thirrje Rama mbushen sheshet . Po tju beje thirrje nje intelektual i persosur dijetar , njeri me disa gjuhe te huaja me disa diplloma , nuk i shkon kush ne shesh . Tash kete ekuacjon zgjidheni ju , une e kam nje zgjidhje por ne fillim e dua nga ju . Dhe po te rrish e te degjosh diskutimet mendimet e shumices popullit , te gjithe keto qe u permendem jane hajdut kriminel dhe perseri nuk i denon ligji , ja pra pse nuk i denon . Dikush ka shpres te Amerike , me shume se te vhtja vet dhe populli vet dhe njerezit e vet , duhet me e pas te qarte qe faktori jashtem eshte ndihmus jo kryesori se ne shtepine tende zot shtepie je ti dhe jo komshiu dhè komshiu i mire mund te ndihmojne . Ne ne fakt kemi shume thenje te moçme te popullit por qe nuk i zbatojme si : E din i zoti i shtepise ku te pikon çatia , Miku nuķ duhet te perzihet ne punet e familjes , etj , etj . A e din kete pune Tak Ngjeĺa i jone dhe Frroku i Çupit qe per çdo gje thojne e din Amerika , e rregullon amerika , e sheh amerika , nuk i kalon gja ameriker ikes , pra me shume kan besim te amerika se tek vehtja e vet . Jù bej nje pyetje ketyre dy kuadrove : A nuk ishte amerika me Rajersonat qe nxiste hajdutet e kriminelat me thenjet ” Shkatrroni , vjedhni dhe digjni se kan qene te komunizmit ” dhe me kete parull u shkatrruan ndermarrjet , fabrikat uzinat , kombinatet , kooperativat , pyjet , lumejt , fushat etj . A nu ishte Amerika dhe Europa ketu dhe na la te vjedhnim te digjnim te shkatrronim , te mos benim shtet ligjor . A i keni ven re si shprehen nderkombetaret mbas çdo zgjedhje ne vendin tone : Zgjedhjet ishen te mira por kishin edhe ca mangesi dhe mangesite rreshtoheshin sa qe humte edhe ajo fjala e mire qe thuhej ne fillim dhe perfundonþe me fjalet , duhet riparu ligji zgjedhor dhe tash 30 vjete nuk mbaroj se riparuari kodi zgjedhor . Pse na lane Amerika dhe Europa te ndodhin Firmat piramidale , 97 ta , 98 ta , Gerdeci , 21 Janari apo mos jane vepra te tyre . Çfar thot Spartaku me Frrokun , athu kan nje argument a kunder argument .
PLOTËSISHT ke të DREJTË!
Na duhet sistemi enveroverikorean: Kotet gjenerali deputet në seancë parlamenti – armik i kulluar dhe plumba në kokë.
Ja zgjidhja e halleve.
Gjykata e turpit. O popull ne se keni ndenjur deri tashti ne kete vend, beni mire te largoheni sa me pare. Kur Gj.K jeep nje vendim te tille ,cfare te presim ne nga gjykatat e vogla. Rrofte Amerika, Ambasada e saj dhe BE per kete te bukur reforme qe po na lene.
Qeni I rrahur nuk behet kurrë roje. Këta gjyqtarë që kalojnë vetingun janë më të mirët e mundshëm, dmth kanë ngrënë më pake shkelma kur kanë qenë kulishe. Për të bëre një këlysh frikacak mjafton vetëm një shkelm, një gjyqtar legen vetëm një bakshish.
Vendim i turpshem, nuk behet drejtesi me “juriste” shqipetar se kete e ka treguar historia prandaj jemi vendi me i humbur ne Evrope….
Faleminderit zoti B . Haxhiu . Eshte pikerisht keshtu si thoni juve e si mendojne mbi 90% e shqiptareve .
GjK ka marre vendim kushtetues dhe jo politik. Meta eshte hajduti i floririt! Ai nuk duhej vene President. Por ne ate kohe i leverdisi te gjitheve. Ju tani doni ta shkarkonte GjK jo per shkelje kushtetuese por per urrejtjen qe kane njerezit per shkak te videos se famshme te bllokut 700,000euro. Urdheri i Rames per ta shkakruar presidentin se po i del kunder nuk perben argument per shkakrimin e presidentit. Mos harroni se sot vjedhjet s’kane te krahasuar me 700 mije eurot dhe as me sasine floririt te vjedhur te Metes (nese eshte e vertete). Prandaj ti o Bastun dhe ju o rilindare hani mune nashti dhe prisni korrikun
Drejtesia , pas nje semundje te rende, vdiq dhe vdiq me nder, ne oren 24.00 duke u gdhire data 17 shkurt 2022.
Percjellim urimet me te perzemerta grupeve te organizuara kriminale si dhe ngushellimet tona varfanjakeve shqiptare, sidomos te rinjve shqiptare qe çdo dite po mbushin plot e perplot burgjet e nderuara te Shtetit Shqiptar.
Falenderime te vaçanta te gjith miqve te huaj qe na ndihmuan te arrijme ne kete derexhe.
Krimi e vrau drejtësinë. Konstatim i hidhur, por i drejtë. Por cila është rruga që drejtësia ta mposhtë krimin e t’u tregojë vendin uzurpatorëve, kusarëve e vrasësve, si dhe klubeve të tyre mafioze.
Eshte e vertete qe shqiptaret kane marre arratine, po per kete kujt i ankohen !? Se pari duhet te pranojme, se tek ne nuk egziston ndjenja dhe detyra e shtetformimit. Shqiptaret per nje mori arsyesh qe vijne edhe nga e shkuara historike, por mbi te gjitha ajo gjenetike, jane mesuar te jetojne ne fise, ne tribu, ku bajraktari eshte ai qe ka pushtetin absolut dhe vendos per gjithc’ka. Ne shqiptareve na mungon toleranca ndaj individit, apo grupe individesh te cilet kane mendimin ndryshe. Zgjidhjen e kontradiktes nuk dime ta zgjidhim me fjale, argumenta e urtesi, por asaj ja japim zgjidhjen vetem nepermjet forces fizike, dhunes dhe shtrengimit. Jemi mburrur se shqiptaret dine qe problemet si dikur edhe sot i zgjidhin ne log te burrave. Por fatkeqesisht kjo eshte vetem nje propogante delirante, e cila nuk na ka cuar gjekundi. Shikoni realitetin e sotem! Kemi tridhjetedy vjete ne tranzicion, te cilit nuk e dime, se a do ti vije ndonjehere fundi!? Jo me kote thone qe nje qeveri meriton ate popull qe e ka zgjedhur dhe si rrjedhoje, ky popull meriton kete drejtesi qe kemi sot. Prandaj kujt i ankohemi? Emigracioni ekonomik, ku me shum, e ku me pak eshte i pranishem ne shum vende te botes dhe sidomos ne ato vende te varfera, por emigracioni shqiptar, nuk eshte thjesht ekonomik, por mbi te gjitha ai vjen per shkak te pasigurise se jetes, keqeqeverisjes dhe mbi te gjitha nga mungesa e drejtersise dhe e mosndeshkimit te te inkriminuarve, ashtu sic edhe ndodhi edhe sot me kete vendim te gjykates kushtetuse! Ne kete vend eshte vrare shpresa dhe si rezultat, ky vend ka marre rrokullimen, dhe askush nuk ka vullnetin dhe deshiren ta ndale, por nje takem njerezish te pushteteshem, sic jane edhe keta gjyqtare kushtetues, po i japin te shtymen e fundit.
MIRAZHI realitet, ose REALITETI mirazh! ose
PARODI HAMLETI
A lexoj qart, ose më ka kaplluar efekti – MIRAZH!
Lexoni, me gjakftohtësi, se cka na shkruan e servon autori!
“NGA SOT (18 SHKURT 2022) DREJTËSIA na QENKA LIDHUR (ndryshe: – në duart, në zotim, e manipuluar, e nënshtruar, e diktuar, e porositur, e urdhënuar, e mandatuar, e kushtëzuar, e mandatuar, nën trysninë, nën dominimin, e montuar, nën montazhin etj) të POLITIKËS (Klasa politike, rrethe politike, rrethe pozicionare/opozicionare, segmente oligarke, e c´mos). Kjo i bie se deri më sot, sipas subkoshiencës sëAUTORIT, paskëshim
pasur DREJTËSI LIGJORE, të PAVARUR, NEUTRALE, me INteGRITET moral et.).
NUK PASKËSHIM DITUR, të PAVETËDISHËM, INKOSHIENT, etj se paskemi gëzuar sigurinë juridike, të humbur që nga dita e sotme!
JEPI, Bat, JEPI!
Argëtim të këndshëm!
Nje pyetje kam per komentuesin| Beso veten……nga po flisni zoteri,nga jashte.Sa shqiptare qe kane emigruar keto 30 vjet jane rikthyer pas njefare kohe per te investuar dhe jetuar ketu,qe te zhvillohej edhe Shqiperia.Shuuuuuuuume pak.Te gjithe te tjeret me pretekstin per nje jete me te mire,per femijet etj, ngriten jeten ne mergim, disa edhe pse nuk u mungonin kushtet ekonomike ketu.Bete ATDHE per femijet tuaj vendin ku ju emigruat dhe tani ata nuk i lidh asgje me Shqiperine.Ndersa juve ndoshta ndiheni te lidhur sa keni ende prinderit gjalle.Po a keni arsye per t,u kthyer.Kujt i beni thirrje per t,u ngritur. A e dini sa qytete dhe fshatra ne Shqiperi nuk kane me te rinj neper rruge. Pse nuk luftuat ju, por iket. Pse nuk ktheheni te luftoni. Ky patriotizmi juaj nga mergimi nuk vlen per asgje
Një analizë e shkëlqyer dhe e papritur!
Të thuash “bravo”, është hiçgjë. Gazetar Batoni meriton shumë vëmendje në analizën e tij.
Njëpërnjë i ka rreshtuar faktet dhe pasojat e këtij vendimi antipopullor, antishtetëror dhe antikushtetues.
Hiq një anëtar të kësaj bande, i cili votoi pro shkarkimit të kopukut president, të tjerët, sëbashku me ilir puften në krye, janë po aq korruptivë, sa ç’është edhe salihalea…
Banda me këta konstitucionhaleistë meritojnë pështymën dhe injorimin.
Mendoj se akti i tyre antishqiptar dhe antiamerikan është nën observimin e Uashingtonit. Unë pres një reagim tronditës përtej Atllantikut…
Nëse kjo gjë nuk ndodh, ne (si popull, si institucione dhe politikanë) përfshihemi në “përcaktimin” e bariut të maceve dhe qenëve, kur thotë: “Jam ilir meta unë, o superbudallenj”!
Num më mbetet gjë tjetër për të shtuar, veçse të thërres me shpresë dhe besim:
Poshtë larot antishqiptarë!
Rroftë Shqipëria dhe populli shqiptar!