Gjonaj përplaset me Xhaferrajn: Nëse nuk kërkon ndjesë për gjuhën e përdorur të ndërmerren masa disiplinore

17 Shkurt 2022, 15:30Politika TEMA

Kryetarja e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste Etilda Gjonaj ka reaguar fill pas komenteve të deputetit demokrat Ferdinand Xhaferraj i cili sulmoi gratë e kabinetit qeveritar.

Nga foltorja e Kuvendit, ish ministrja e Drejtësisë kërkoi nga ligjvënësi që të kërkonte ndjesë për gjuhën e përdorur.

“E nderuar Zonja Kryetare, të nderuara kolege deputete,

Në fakt ne në këtë periudhë jemi duke krijuar Aleancen për këtë legjislaturë të re, Aleancën e Grave Deputete të ciliat jo vetëm që i kanë dhënë një zë tjetër Parlamentit, por nga ana tjetër përfaqësojmë dhe të gjitha gratë të cilat e shikojnë herë herë politikën larg dhe mbase shpesh herë dhe kjo gjuhë që përdoret në parlament i step për të kontribuar dhe për tu përfshirë në politikë. Unë besoj që të gjitha këtu e kuptojmë dhe të gjithë kolegët deputetë e kuptojnë që nëse ka diçka që mund të debatohet ka të bëjë me punën e grave ministre apo dhe grave deputete, dhe gjuha e përdorur sot pavarësisht nga deputeti Xhaferri është totalisht e papranueshme. Prandaj në rastet kur një koleg deputet nuk pranon që të kërkojë ndjesë vjen në ndihmë rregullorja e cila në nenin 62 parashikon se deputeti gjatë ushtrimit të mandatit respekton rregullat bazë për standardet e sjelljes të parashikuar në këtë rregullore si dhe në kodin e sjelljes së deputetit. Gjithashtu neni 63 dhe 64 përcaktojnë masat disiplinore që duhet të merren ndaj deputetëve që në fjalimet e tyre përdorin gjuhë jo parlamentare, diskriminuese, ose kryejnë veprime të tjera. Vetem në rast se fyerja e cila është bërë me fialë nga deputeti tërhiqet duke kërkuar ndjesë, atëherë mund të tërhiqemi nga ky parashikim i rregullores së Kuvendit.Faleminderit”, nënvizoi Gjonaj e cila në qëndrimin e saj u përkrah edhe nga një grup deputetesh të tjera.

1 komente në “Gjonaj përplaset me Xhaferrajn: Nëse nuk kërkon ndjesë për gjuhën e përdorur të ndërmerren masa disiplinore”

  1. Fatosi-kosove says:

    Nuk e kuptoj pse duhet lutur nje idiot qe te kerkon falje, kur egziston rregullorja dhe mekanizmi duhet zbatuar dhe ti tregohet vendi secilit,vetem keshtu te tjeret pas tij do kujtohen dhe do i masin fjalet 10 her para se ti nxjerrin, por kur nje kriminel vishet me petkun e deputetit dhe automatikisht behet “demokrat” si ky dhe gati te gjithe deputet e PD-s e kan fituar kete post pasi Jane deshmuar si kriminel,andaj kerkon falje apo jo ky idioti pak ka rendesi, rregullorja duhet zbatuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje