Vendimi për Ilir Metën: Kush u gëzua dhe kush u trëmb?!

17 Shkurt 2022, 18:30Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, qartësisht nuk kanë dhënë një vendim tipik të kësaj trupe, që të vendoste pikat mbi “i” apo të krijonte një precedent legjislativ.

Por as nuk kanë ndarë se kush e ka gabim e kush e ka mire, në dy palët që shkuan në institucionin që ka për detyrë të interpretojë Kushtetutën e Republikës.

Ai draft të kujton “Humorin Parlamentar” të fillim viteve, ku i ndjeri Roland Trebicka luante rolin e deputetit të Gjinushit gjatë mandatit të parë të Sali Berishës, kur thoshte: “Edhe qëndron, por edhe nuk qëndron akuza e opozitës”.

Një konstitucionalist me emër në vend, i cili edhe ka pasur në lëkurën e tij për vite togën e Kushtetueses, tha me ironi në në komunikim për TemA se “kemi të bëjmë me një precedent të rrezikshem, që u mendua pas ngjarjeve të fundit në lidhje me ngjarjet në Ukrainë”. Natyrisht që ishte ironi, për të mos folur hapur e për t’i rënë ndesh kolegëve, por fjala “precedent i rrezikshëm” është  realisht shumë, për të parë në optikën e atij vendimi që nuk është zbardhur ende.

“Nuk ka shkelur rëndë Kushtetutën”, ka thënë Gjykata në vendimin e saj për Ilir Metën. Po kush quhet “shkelje e rëndë e Kushtetutës”, sipas institucionit që duhet ta interpretojë atë?

Në ligjin themeltar të shtetit, nuk përcaktohet as shkurt e as gjatë, se çfarë përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës. Që do të thotë se ligjvënësi ja ka lënë Gjykatës Kushtetuese ta përcaktojë këtë, kur i vjen një rast i tillë, që natyrisht është i rrallë.

E kjo trupë aktuale e Gjykatës Kushtetuese, nuk ka marrë përsipër ta bëjnë këtë gjë, por e kanë lënë vendimin si një “larje duarsh” dhe e kanë hedhur në shesh. E ku palët flasin si të duan.

Parardhësit e kësaj trupe, dikur kanë marrë vendime të nivelit të lartë, natyrisht jo për Presidentin, pasi s’do të kishte nevojë për vendim, por për Kryeprokurorin e Republikës, që dikur ishte një institucion shumë i lartë.

Në dy vendime Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Parlamentin, kur ky i fundit i ka ndërprerë në mes mandatin Prokurorit të Përgjithshëm.

Konkretisht; rrëzoi edhe vendimin për shkarkimin e Arben Rakpit nga aleanca Meta-Berisha, por edhe shkarkimin e Theodhori Sollakut nga Sali Berisha dhe Bamir Topi. Por të dyja këto vendime të Gjykatës Kushtetuese, edhe pse ishin të forta, nuk se patën pasoja. Nuk u zbatuan. Përveçse Rakipi e Sollaku morën lekët e rrogës së lartë kokërr më kokërr.

Siç ndodh me punonjësit e administratës që shkarkohen, e më pas marrin rrogat, njësoj si zëvendësuesit e tyre. E kjo është një kujë e madhe që asnjëherë nuk e ka trajtuar Gjykata Kushtetuese.

Precedentë të qartë që natyrisht kanë shërbyer për të dhënë mesazhin për pasardhësit, se edhe sikur ta vendosë Gjykata Kushtetuese, nuk e zbaton kush. Megjithatë, këta anëtarë të rinj, u zgjodhën për të vënë një precedent të ri, të cilin nuk e bënë, me logjikën se kanë kohë, e do ta bëjnë rrugës.

Megjithatë, vendimi i Kushtetueses ka hapur një precedent të rrezikshëm, ku është rrëzuar e damkosur institucioni i Kreut të Shtetit.

I cili, për ta shpëtuar, duhet të ridimensionohet; ose duke përcaktuar qartësisht në Kushtetutë se kush përbën shkelje e rëndë e ligjit themeltar, kornizat kushtetuese të institucionit, si dhe një ligj organik i Presidentit të Republikës. Ose një President që zgjidhet direkt nga populli, siç ndodh në Slloveni, Mal të Zi, Serbi, Maqedoninë e Veriut etj.

Kushtetuesja nuk se ka shpëtuar Ilir Metën, i cili është në ditët e fundit, por ka  rrëzuar Presidentin e Republikës. Që duhet të ridimensionuar me se s’bën nga Parlamenti me ndryshime kushtetuese menjëherë, madje përpara se të zgjidhet presidenti i ri.  E këtë nismë, mund ta ndërmarrë mazhoranca apo edhe opozita. Është urgjente si imperativ.

Ndërkaq, vendimi i Kushtetueses për Metën, ka pasur pasoja të çuditshme e madje frojdjane në mjedisin politik të asaj që sot quhet “Shtëpia e Lirisë”.

E kjo ka ardhur sidomos pas qëndrimit të ambasadës amerikane, i cili ka qenë mjaft lakonik. Pas këtij qëndrimi, duhet thënë ka pushuar entuziazmi nga krahu i Berishës për vendimin e Kushtetueses. Madje mbështetës mediatikë të tij, po e quajnë si një “manovër të Edi Ramës dhe Yuri Kim për të legjetimuar pasojat e reformës në drejtësi”. Pra ka nisur një ushqim i paranojës se “tani drejtësia e ka rrugën e lirë”.

Pra me zemër, edhe Berisha, por tamam tamam edhe Meta, ka pritur një vendim shkarkimi, për tu viktimizuar, por edhe nëse shkarkohej, realisht pasojat do të ishin jo të vogla.

Që nga mëngjesi, nuk kemi parë një gëzim i fortë i Metës pasi shpëtoi nga shkarkimi.Artan Fuga, i cili tashmë është një përkrahës i hapur i Metës, e ka me Bashën. “Si është e mundur që ish PD nuk pati guximin, nderin, turpin, që së paku për dekretin që anullonte zgjedhjet ku ajo nuk futej ta mbronte Presidentin, jo Ilir Metën, qoftë edhe me një fjalë!”.

Qëndrime që dukshëm po perceptojnë vendimin e mbrëmshëm si një lloj “mëshire juridike” meqë ka arritur “moshën”, por inatin e kanë me ligjërimin e 30 qershorit.

Pra fishekzjarre, shampanjë, e raki pa hesap, me një llaf festa të shfrenuara nuk se janë parashikuar. Siç duket se nuk ka as kohë e as vakt për zijafete…

6 komente në “Vendimi për Ilir Metën: Kush u gëzua dhe kush u trëmb?!”

  1. Jimi says:

    Do te desha qe pas thirrjes dashamirese dhe paqesore te piratpresidentit tone te nderuar, per rrembimin e cfurqeve kosave kosoreve, hanxhareve e sqepareve, ne vertete ti rrembenim ato dhe me to ti kishim “perkedhelur” sadopak te gjithe keta anetare te gjykates kushtetuse . Sa do ta falenderonin keta te fundit presidentin dhe bashke me te edhe ne, qe me shum qetesi e dashuri do ta conim deri ne fund amanetin e presidentit. Ato jo vetem qe do ta falenderonin presidentin, per zbatim rigorroz te kushtetutes, por madje edhe do ta dekoronin ate me medaljen e trimerise.

  2. Albani says:

    Më vije vjellë nga vendimi i Gjyqtarëve të Kushtueses që njollosën Kushtetutën e Shqipërisë. Shkarkimi do të ishte masa më vogël për këta shkelësit e ligjit më lartë të vendit. Turp turp turp.

  3. Të gëzuar ??? Asnje , le seç shtihen !
    Të trembur po , dhe gojë mbyllur !

  4. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    O Yllkë,po shkruaj shqip mor burr i dheut,se na ofendon me këto fjali, me kryefjalë,por pa kallëzues!!!?
    Citoj:
    Kushtetuesja nuk ……… se ka shpëtuar Ilir Metën,!!!!!!!
    Kryefjala është në rastin konkret,Kushtetuesja,po kallëzuesi është ,ku e ke ?!
    Apo e bën si ai “pshatari” që i tha të bijës:
    Mirë zhapone,po mëngët ku i ka ?!!!????
    Është një forëm e përdorur në të gjithë artikujt e tu,
    ndoshta për të krijuar një preçedent,ngaqë Kushtetuesja s’kishte bythtë t’a bënte.?

  5. Arber iliri says:

    Presidenti me vendim apo pa vendim ka shku në Skarpar.

  6. mall says:

    Normal! nje vend i ngjizur, i mekuar, i mesuar me vendimet e qoftelargut enderron nje qoftelarg te dyte. Kryemeja jone mundohet te sillet si diktator i vockel por gjithsesi nonje institucion mundohet ta ndaloje. Meta perfaqeson institucion ne syte e gjykatesve po populli qe eshte mesuar te vendosin te tjeret per te nuk e kupton. Ju mungon qoftelargu, fatkeqesisht as Rama nuk iu ngop.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje