Fatos Lubonja e ka konsideruar një fasadë për të provuar se drejtësia është e pavarur, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Lubonja u shpreh se kjo mund të jetë një fitore e presidentit, por në një këndvështrim tjetër mund ta shohësh si një tërheqje të mazhorancës të cilës nuk i leverdiste të largohet presidenti 2 muaj para mbarimit të mandatit.
“Unë bëj pjesë në ata që kanë shprehur mosbesim në reformën në drejtësi dhe kam pritur që edhe mund të shkarkohej. Kjo është një provë që vështirë të vërtetosh se ke drejtësi të pavarur.
Ne kemi pasur Gjykata Kushtetuese që më parë kanë marrë vendime kundër Kuvendit dhe megjithatë ne bëmë një reformë se drejtësia ishte e kapur. Këto vendime duhen shikuar në një kontekst më të gjerë.
Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime për teatrin dhe Metën. Pra nuk hapet proces, nuk dënohet dikush. Po të shkonim më thellë dikush duhej të dilte para drejtësisë. Pse e bëmë reformën në drejtësi ne? Për të luftuar korrupsionin e madh që nuk e gjykon Gjykata Kushtetuese, por SPAK.
Personalisht e shoh me skepticizëm duke parë trendin dhe gjuhën e kryeministrit mendoj se këtu jemi në një autoritarizëm me fasadë demokratike. Jemi në një periudhë që sipas mendimit tim dhe ky vendim shërben për fasadë që drejtësia është e pavarur ndërkohë që regjimi vazhdon punën.
Kjo mund të jetë një fitore e presidentit. Por në një këndvështrim tjetër mund ta shikosh si një humbje a tërheqje të mazhorancës. Këtu kemi të bëjmë me disa gjyqtarë që pavarësisht se siç pamë edhe tek Teatri janë një pjesë me një afërsi më shumë me socialistët një pjesë me Presidentin e me PD.
Këta kanë marrë një vendim që e kanë marrë vetë, por ai skepticizmi më thotë mos ndoshta e kanë gjykuar më mirë kështu këta se edhe 2 muaj janë. Kjo mbetet për t’u hulumtuar.
I mbetem tezës se këtu trendi është negativ. Që drejtësia nuk është e kapur me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese nuk mund ta themi sepse ka gjithë ato prova të tjera.
Pas 25 prillit, Rama jo vetëm që vazhdon kapjen, edhe pse e la Metën edhe 2 muaj, por ka një kapje të opozitës. Së fundmi pamë që opozita firmosi shtyrjen e vettingut.
Kjo do të thotë pranoi një reformë në drejtësi që e ka akuzuar si një kapje të Ramës dhe kjo tregon që kapja e drejtësisë vazhdon e do vazhdojë me një opozitë e cila me demek mori 2 reforma, por pranoi e nënshtruar nga ndërkombëtarët atë që mund të ishte kali më i fortë në këtë betejë. Opozita denoncon e funksionon por disa gjëra vazhdojnë si mos më keq” – tha Lubonja.
Ky i mjeri vuan nga “sindroma e Stokolmit”.
Dmth që dashuron xhelatin që e rrasi në burg( komunistin berisha).
Une them qe, ky qe paguhet ne menyre te majme nga ata e shan, Oligarket, ka te drejte ?
Po te kishte vendosur GjK shkarkimin, do te thoshte: Ja kapja e Drejtesise nga Qeveria Rama..
Gjithmone do ta gjeje nje analize sofizmi per te “argumentuar” tezat e tij kunder reformes dhe qeverise. Ndaj them qe eshte “inteligjent” pasi ndryshe nuk i jepet rroga 3 milione ne muaj…
toso ti i kap gjëta por me shumë vonesë!
më kujtohet një rast,nuk jam ndonjë tifoz tëndi,pro kohë pas kohe i hedh ndonjë sy zhgaravinave të tua!!
psh ti nga fundi i ’13tës e kuptove se përse kishte humbur berisha!kuptohet nuk e the në mënyrën absolute,por the se e kishe kuptuar deri diku shkakun e humbjes!!
sot,pak nga pak po i bie në të “mendoj se këtu jemi në një autoritarizëm me fasadë demokratike.”!
e fortë toso,si ke arritur ta kuptosh??me kaq pak të dhëna,dhe prapë e paske kuptuar??
pas majit 2010,krokodilit dhe marrjes së “lejes për krijimtari” të “kurvanit”,pas ngjalave të ditës së gënjeshtrave ’13,pas tërë atyre idiotësive,si dekorator,si zëdhënës qeverie,si bojaxhi të dhomave të tij të punës,si kur u vendos koshi i basketbollit,e si atë herë që ushqeu të tjerët me “atë që sthuhet”,me ngarkime e shkarkime të ministrash të paaftë,e grash të zgjuara e burrash budallenj,ti paske filluar të mendosh se “jemi në një autoritarizëm me fasadë demokratike”??
mos mor tos,mos!!
qënke me të vërtetë gjeni!!ke të njëjtin probabilitet,të dhënjes së mendimit të saktë,sa dhe rasti!!
toso,po të bëhet një studim i logorisë ose zhgaravinave të tua,i paanshëm,jo nga ndonjë tifoz tëndi,të garantoj se mendimi tënd nuk ka as saktësinë e rastësisë normale!bile as rastësinë minimale që mund të ketë një person që flet kuturu!pa u menduar afre,pa ja pasur idenë fare!!
toso të garantoj se rastësia tënde e mendimit është më e mirë vetëm kundër shansit tim për të fituar në llotari!!
të garantoj se unë mund të jem më i keqi!!nuk fitoj asnjëherë!!pavarsisht se luaj shumë shumë pak!2-3 herë në dekadë!!
Fatos,gjithmone je kontravers ne analizat qe ben ! Te njejten gje do te beje nese GJK do te jepte vendimin e kundert ! Asnje koment si “analist”,apo thjesht te japesh gjykimin tend edhe si qytetar,nese Meta ka shkelur statusin e Presidentit,po ose jo ?! Si gjithmone nis me …….. dhe perfundon me Ramen !? Megjithate,vazhdon t’ia shikosh hajrin kesaj pune,te qenit “analist”,nga “kafeja” ne studio !!