Kreshnik Spahiu: Vendim jo transparent, 4 gjyqtarë i ka futur në punë vetë Ilir Meta

17 Shkurt 2022, 22:15Politika TEMA

Kreshnik Spahiu nuk beson në një Gjykatë Kushtetuese të paanshme në një kohë që sipas tij 4 gjyqtarë janë futur në punë nga Presidenti Ilir Meta.

Në studion e Open në lidhje skype, Spahiu tha se nuk patëm një proces transparent.

Ai shtoi se aty ka konflikt interesi për shkak se 4 prej gjyqtarëve janë emëruar nga Meta.

“Shqipëria ka 32 vite për të vendosur shtet të së drejtës dhe unë kam bindjen që do duhen edhe 32 vite tjera që një gjyqtar shqiptar të dënojë një President apo politikan. Proceset për të gjykuar një President ndodhin në 200-300 vjet. Drejtorë të thjeshtë, shkarkohen çdo ditë. Ky proces duhet të vendoste një stekë, një standart shumë të lartë transparente. Kush shqiptar sot mund të thotë që ky ishte një proces model? Asnjë. Edhe sot thuhet që ishte vendim i paarsyetuar. Ka disa deklarata se Gjykata tregoi se ishte e pavarur, po si mund të jetë e pavarur kur gjysma janë zgjedhur nga Ilir Meta?

Gjykimi duhet të ishte publik. Procesi lejohet me gazetarë e kamera. Vendimi nuk mund të jetë as i paarsyetuar dhe as i shkurtuar, e kanë shtyrë seancën 10 herë. Palët duhet të ishin presente. Gjysma e tyre ka qenë në konflikt interesi. 4 janë emëruar nga Ilir Meta. Këtu ka konflikt interesi. Si mund të jetë gjykatë me standarte kur muajt e fundit 4 prej tyre i ka futur në punë Ilir Meta,” tha Spahiu.

4 komente në “Kreshnik Spahiu: Vendim jo transparent, 4 gjyqtarë i ka futur në punë vetë Ilir Meta”

  1. hektor says:

    Ky vend kurr nuk ka pasur drejtesi dhe kurr nuk do te kete…. Shikoni se si veprojne keto prostituta….

    1. King says:

      Ambasada amerikane me mire te kishte heshtur. Nuk mund te flitet per gjykate te pavarur kur kjo gjykate eshte e nivelit nen medioker, ku as vlen pavaresia kur vendimet e saj jane qesharake. Me mire nje gjykate e varur qe jep vendim te bazuar ne ligj se sa nje e pavarur qe merr vendime diletantesh.

  2. mao says:

    TI JE NJE PLEHRE QE KE DHENE KONTRIBUTIN TEND PER KETE NIVEL KU ESHTE SOT DREJTESIA
    IK PIRDHU E MOS NA CAJ TRAPIN
    DEBIL

  3. sabrima_ehhhh says:

    Pse tani e zbuloi Niku qe Gjykata Kushtutetuese ka njezer te punesuar nga Meta, Berisha apo Rama?
    Po nga ti kete? Nga Lomi Dylit apo nga Titi i Xhikes.
    Vendimi i Gjykates pranohet dhe pike. Do apo s’do Niku.
    Ndryshe Niku i pari jep doreheqjen nga te gjitha postet qe ka.

    Jepi Like, forca Like!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje