Pse iu hoq imuniteti Ilir Metës, në vitin 1992?

18 Shkurt 2022, 09:26Politika TEMA

Nga Mitro Çela

Ishte vjeshtë viti 1992.

Në Poliçan kishin nisur trazira. Deputeti socialist Ilir Meta kishte shkuar me shërbim. Pikërisht këtu nis sherri. Disa qytetarë u futën në bashki. Të tjerë brohoritnin rreth ndërtesës. Turma u shtua. U njoftua Tirana.

Me helikopter u nis Bashkim Kopliku, në atë kohë ministër i Brendshëm dhe zv.kryeministër. Fluturoi në Poliçan. Bisedoi. U kthye në Tiranë.

Në orën 19.00 u fut në sallën e parlamentit. Hodhi çantën dhe foli:

-Deputeti socialist Ilir Meta po nxit trazirat në Poliçan. Duhet t’i heqim imunitetin për ta gjykuar!

Fjalë e madhe! Llaf me peshë për të hequr imunitetin, kur del nga goja e një ministri me dy nishane!

U bënë gati letrat. U mblodh Komisioni i Mandateve. Kryetari ishte Sadedin Balla, deputet i Partisë Demokrartike. Pas disa ditëve ai foli me grupin parlamentar:

-Zotërinj deputetë! Zoti Selami, kryetar i Partisë Demokratike! E verifikuam problemin. Biseduam edhe me Presidentin Berisha. Përfundimi: ai djalë (Iliri) nuk është fajtor. Jo vetëm që nuk është fajtor, por, me autoritetin e tij, ka shmangur konfliktin. Ka qetësuar qytetarët e Poliçanit!

-Nuk jemi dakord,- u dëgjua një zë, që fliste si zakonisht në numrin shumës.

– Duhet të ruajmë autoritetin e ministrit!

-Po autoriteti im?-tha Kryetari i Komisionit të Mandateve.

– E kuptova. Nuk mund të kthehem në mashë për të ruajtur autoritetin e të tjerëve. Po jap dorëheqje, madje që tani. Raportin e përgatitur nga komisioni le ta lexojë zëvendësi im.

Folën edhe deputetë të tjerë demokratë. Fjala e tyre anonte nga ministri. Motivi: të ruajmë kuadrot!

-Zoti kryetar i Partisë, Eduart Selami!- fola unë në mbledhjen e grupit parlamentar.- Në se Ilir Meta nuk ka faj, pse duhet t’ia heqim imunitetin?!

Ne nuk duhet t’i diskutojmë deputetët sipas ngjyrave: të ruajmë kolorin e blusë, të çngjyrosim të kuqen! Me këtë logjikë shumë shpejt do ta hamë njëri-tjetrin…

-Nuk ka ndonjë të keqe, – tha Selami, ashtu qetë, si zakonisht.

– Ne ia heqim imunitetin. Drejtësia bën punën e saj. Në se nuk ka fakte, Ilir Meta kthehet në Parlament.

Nejse! Vendimi i grupit! Do të votojmë për heqjen e imunitetit.

Dhe kështu ndodhi. Ilirit iu hoq imuniteti. Pastaj iu kthye: ishte i pafajshëm.

Askush nuk bëri autokritikë…Por dy vjet më von ju hoq imuniteti Eduart Selamit. Pstaj Pashkos, Neritan Cekës, Arben Imamit, Azem Hajdarit etj etj.

3 komente në “Pse iu hoq imuniteti Ilir Metës, në vitin 1992?”

  1. mao says:

    FOL MITRUSH TE LUMTE GOJA
    CFARE NA THE VEC TI E DI
    NDONJE PUSHKE SHTIN ME TE RRALLE
    TA DIJ HASMI SE JE GJALLE

  2. Arben says:

    me nje fjale PeDe ka qene dhe mbetet nje parti kari

  3. Pilo Lala says:

    Mitroja kur u martua,
    Ndenji 1 muaj me grua.
    Erdhi dita per tu ndare,
    dhe u ndane duke qare.

    Gruaja qenkesh me barre….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje