"Aleatët në ‘Shtëpinë e Ilirit’, shantazhojnë njëri-tjetrin", PD: Non grata kërkon vota për LSI dhe sulmon PD, do të përdorë demokratët për hallin e tij!

18 Shkurt 2022, 10:40Politika TEMA
"Aleatët në ‘Shtëpinë e Ilirit’,

Partia Demokratike thotë se “non grata” duke iu referuar Sali Berishës kërkon vota për LSI dhe sulmon logon e PD pasi sipas tyre është në hall të madh dhe i duhet të mashtrojë.

Me anë të një postimi në Facebook, PD shton se aleatët brenda “Shtëpisë së Ilirit”, shantazhojnë njëri-tjetrin dhe janë peng i korrupsionit të tyre.

“Non Grata kërkon vota për logon e LSI dhe sulmon Logon e PD. Non grata është në hall të madh. Sa më shumë i rritet halli ,aq më shume gënjen e mashtron. Sa më shume bashkohen demokratët, aq më shumë i sulmon burracaku.

Siç e ka bërë vetë të qartë non grata, çdo votë per kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, është votë për Edi Ramën, njësoj si në vitin 2013. Non grata do ti përdorë demokratët për hallin e tij dhe aleatëve të tij për partinë e re të Shtepisë së Ilirit.

Aleatët brenda shtëpisë së Ilirit, shantazhojnë njëri tjetrin dhe janë peng i korrupsionit të tyre. Çdo votë për Berishën e Metën, mban Ramën”, thuhet në deklaratën e PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje