Nga Ilir Yzeiri
Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi Ilir Metën nga detyra e Presidentit të Republikës pas ankimimit që kishtë bërë Kuvendi i Shqipërisë në këtë institucion. Reagimet që erdhën pas këtij vendimi kanë qenë të shumta dhe, në tërësinë e tyre, ato kanë tentuar të zëvendësojnë gjykatën duke marrë kështu rolin e prokurorit publik. Në disa herë të tjera, thjesht për një sport popullor e për të qenë pjesë e manisë së përgjithshme që të flasësh e të diskutosh çdo gjë, rrjetet sociale apo të mëdhenj e të vegjël e kanë bërë temë të ditës Ilir Metën, duke treguar me këtë rast se politika në këtë vend është më shumë një formë spektakli dhe politikanët janë aktorë ose personazhe të një « Big Brother»-i kombëtar dhe se për fatin e tyre në këtë lojë duhet të vendosë publiku me votim.
Në anën tjetër ka pasur edhe reagime institucionesh që kanë qenë përgjithësisht korrekte. Ajo që dua të veçoj është reagimi i ambasadës së SHBA-ve që jo vetëm nuk shprehej për rezultatin e votimit, por inkurajonte Gjykatën Kushtetuese për punë të mirë dhe e nxitte atë që të vazhdonte në këtë hulli duke përmendur me këtë rast se reforma në drejtësi ka nisur të japë rezultatet e veta.
Po çfarë ka ndodhur realisht ?
Përpara se të shkruaja këtë tekst kam zhvilluar biseda me miq të mi juristë konstitucionalistë dhe prej tyre kam marrë mbështetjen për opinionin tim që e kam shfaqur më parë sidomos në emisionin e datës 9 shkurt në ReportTV (https://www.youtube.com/watch?v=7tTyIkNuHVQ&t=509s) ku, i pyetur për vendimin e pritshëm të Gjykatës Kushtetuese në ngarkim të Ilir Metës, kam thënë se ky është një vendim i vështirë dhe ajo që po ndodh është një nga ngjarjet më të rënda në jetën politike të një vendi. Një jurist konstitucionalist më tha se kjo ngjarje mund të jetë e vetmja në jetën e Gjykatës Kushtetuese.
Po ashtu, në atë emision pata deklaruar se nëse do të isha unë si ata gjyqtarë do të jepja një vendim hermafrodit pra as kështu as ashtu, pra një vendim që ta shpallte fajtor, por mos ta shkarkonte, në një farë mënyre ta bënte të vdekur politikisht por mos ta kallte në dheun e përjashtimit nga posti i presidentit. Në historinë botërore mund të gjenden vetëm tre ose katër raste kur është vënë në diskutim mandati i presidentit. Në SHBA me Adams, Nikson, Klinton dhe Trump. Nikson dha dorëheqje ndërsa ata të tre nuk kaluan në Gjykatën Supreme sepse Kongresi nuk e pranoi kërkesën për impechement. Ne do të bëheshim rasti i parë në botë me këtë shkarkim dhe do të perfshiheshim në manualet shkollore të botës si precedent i rrallë.
Ndërkaq, nuk duhet të harrojmë se ne jemi republikë parlamentare jo presidenciale dhe dëmi që mund t’i sjellë çekulibrimi ligjor, mendor apo social i presidentit jetës kushtetuese te ne është i papërfillshëm. Në fakt, të gjitha veprimet e Ilir Metës ishin nul dhe, në një kuptim, ai me veprimet e tij nuk prodhoi prishje të rendit kushtetues. Në të gjitha rastet ai tregoi se më shumë ishte një rast klinik, psikologjik dhe jo juridik. Gjykata Kushtetuese u tregua shumë dinjitoze dhe shpalli një vendim që e vizaton Ilir Metën ashtu siç ai është. Ajo nuk tha dhe nuk u shpreh që Ilir Meta nuk e ka shkelur Kushtetutën.
Gjykata tha që Ilir Meta nuk e ka shkelur rëndë. Arsyetim më të bukur dhe më tallës se ky nuk mund të ketë. Me këtë togfjalësh ajo e shpalli Ilir Metën një delinkuent ordiner sepse i tregoi atij që ti për të gjitha akuzat që të bën Kuvendi i Shqipërisë je fajtor, pra e ke shkelur Kushtetutën, por nuk e ke shkelur rëndë, pra nuk ke prodhuar me vendimet e tua prishje të rendit kushtetues, sepse atë mundësi nuk e ke. Dhe kjo është krejtësisht e vërtetë. Ai vendim i Gjykatës Kushtetuese nëse lexohet me kujdes ka një sarkazëm të thellë dhe një ironi therëse. Ai tregon se Ilir Meta moralisht është një president i diskredituar pa asnjë integritet moral e politik.
Gjykata i njeh dhe i pranon të gjitha akuzat që i bëhen atij nga ankimimi i Kuvendit të Shqipërisë, por thotë se ato nuk janë shumë të rënda. Pse ? Sepse Presidenti i Republikës te ne është vërtetë numri një i shtetit por nuk ka asnjë fuqi ekzekutive. Ai është më shumë një simbol, një frymë, është identiteti ynë, pasqyra ku duhet të shihemi të gjithë. Mirëpo Ilir Meta jo vetëm që nuk është një i tillë, por në këtë mandat ai u shfaq si ana më e zezë e natyrës së shqiptarit, si njolla më e rëndë e identitetit të një kombi. Ai është gjithë ajo që ne nuk duhet ta shfaqim në publik.
Dhe këtë anë Gjykata Kushtetuese ia vuri në dukje duke i thënë se ti je një delikunet i vogël, ti nuk je as president, as burrë shteti, ti nuk je rast juridik ti je një delinkuent opozitar që koniunkturat politike të çuan në atë post, ti, nga pikëpamja politike je një kufomë që nuk ke asnjë fuqi që të bësh dëm, pra të shkelësh rëndë kushtetutën ti jë i parrezikshëm dhe i panevojshëm. Ndaj duhet të rrish aty ku je që t’u tregosh të gjithëve se si nuk duhet të jetë një President i Republikës së Shqipërisë, pra i vdekur politikisht, por i pakallur.
Ilir Neziri. Plotesisht dakord me opinionin tuaj, por me nje perjashtim. Qe GJK ka bere sarazem dhe ironi therese me Ilir Meten, kete nuk ta pranajoj sepse kjo gjykate, me keta gjykates diletant, nuk ka asnje aftesi per sarkazem dhe ironi therese, Thjesht keto mbeten iluzione pa asnje baze.
Jo Ilir, jo ! Ky piratpresident duhej shkarkuar me tamtame. Shkarkimi i ketij palaco nga ana e kushtetuses, jo vetem qe do te ishte i drejte, por i domosdoshem dhe i detyrushem. Ne fund te fundit edhe nje lloj “hakmarrje” ndaj tij, nga ky popull qe ky kodosh e quante “Superbudallenj”
Te gjitha “Argumentat” qe ti parashtron, nuk jane gje tjeter vec’se nje justifikim per ate qe ne nuk mundem ta sjellim dote ne binare kete kodosh drejtesie te inkriminuar, Ngaqe nuk mundem ta bejme dote zap ashtu sic deshem, kete horr, qe per ironi quhet prersident, ne po mundohemi ti mbushim mendjen vetes se po bejme nje reforme ne drejtesi. Te jesh i sigurte, se sikur neser te vije nje qeveri tjeter, kjo “Reforme ne drejtesi” do te tretet si kripa ne uje dhe ne shum pak kohe ke per te pare, qe te gjithe ata qe vetingu i shkarkoi do te marrin statusin e te perndjekurit politik dhe jo vetem kaq, por ata do te rikthehen shum shpejt ne postet e mepareshme, shoqeruar kjo edhe me nje kosto financiare te tmerrshme, pasi nga taksat tona keta birbo do te kerkojne te marrin edhe demshperblim per kohen e pezullimit nga detyra. Ke per te pare qe shum shpejt ne krye te ketyre organeve teper te rendesishme te drejtesise kane per tu kthyer Gjin Gjonet, Llallat dhe gjithe horrat e tjere, por tashme, teper te fuqishem dhe shum hakmarres. Keshtu ka per te ndodhur, per te vetmen arsye se ky popull tregohet teper sensitiv, e tolerante ndaj ketyre horrave qe mbrrojne njeri tjetrin.
Jo Ilir, jo ! Ky piratpresident duhej shkarkuar me tamtame. Shkarkimi i ketij palaco nga ana e kushtetuses, jo vetem qe do te ishte i drejte, por i domosdoshem dhe i detyrushem. Ne fund te fundit pse jo edhe nje lloj “hakmarrje” ndaj tij, nga ky popull qe ky kodosh e quante “Superbudallenj”
Te gjitha “Argumentat” qe ti parashtron, nuk jane gje tjeter vec’se nje justifikim per ate qe ne nuk mundem ta sjellim dote ne binare kete kodosh drejtesie te inkriminuar, Ngaqe nuk mundem ta bejme dote zap ashtu sic deshem, kete horr, qe per ironi quhet prersident, ne po mundohemi ti mbushim mendjen vetes se po bejme nje reforme ne drejtesi. Te jesh i sigurte, se sikur neser te vije nje qeveri tjeter, kjo “Reforme ne drejtesi” do te tretet si kripa ne uje dhe ne shum pak kohe ke per te pare, qe te gjithe ata qe vetingu i shkarkoi do te marrin statusin e te perndjekurit politik dhe jo vetem kaq, por ata do te rikthehen shum shpejt ne postet e mepareshme, shoqeruar kjo edhe me nje kosto financiare te tmerrshme, pasi nga taksat tona keta birbo do te kerkojne te marrin edhe demshperblim per kohen e pezullimit nga detyra. Ke per te pare qe shum shpejt ne krye te ketyre organeve teper te rendesishme te drejtesise kane per tu kthyer Gjin Gjonet, Llallat dhe gjithe horrat e tjere, por tashme, teper te fuqishem dhe shum hakmarres. Keshtu ka per te ndodhur, per te vetmen arsye se ky popull tregohet teper sensitiv, e tolerante ndaj ketyre horrave qe mbrrojne njeri tjetrin.
Dhelpra kur nuk e ariti dot rushin tha eshte i pabere.
Te vdesesh per rrushin e ktij ?????
Kendveshtrimet mund te jene te ndryshme mbi kete vendim. Ndoshta as Yzeiri nuk do ta kishte shkruar fare kete artikull nese Presidenti do te largohej nga “vendi i punes” . Pra eshte si te blesh nje tenxhere dhe me vone ti gjesh kapakun. Dyshimi eshte qe ky vendim i Gjykares se larte nuk eshte marre ne menyre te sinqerte, por ne mbeshtetje te konjukturave dhe prapaskenave me karakter mafioz, ose ne rastin me te mire me karakter subjektiv. Pra gjykata ka plotesuar pritshmerite e dikujt. Se kush eshte ky “dikujt” hipotezat mund te jene te ndryshme, por era qe i bie eshte e ngjashme me ate te m… tit.
Ok-ej,kur nuk ke pulen do hash sorren,Iliri Meta eshte nje rrugac ordiner qe na turperon te gjithe ne ate post,prandaj duhehej shkarkuar.
Kjo eshte Shqiperia! Ku mendjeboshet japin mend. Ku ata qe e marrin shkollen me leke mbahen per akademike. Ku gazetaret jane nen nivelin mesatar te intelektit kolektiv te shoqerise. Ku e drejta vazhdon te jete “e Maliqit” dhe jo e ligjit. Ku cdo gje behet me urdher te ” atij lart”. Ku te gjithe, sapo fillon hierarkia pas “atij lart” , jane zvaranike dhe imitues te “atij lart” dhe mjeree at qe vijne me poshte ne rang, dhe mjerre populli i shkrete qe mjaftohet vetem me fjale dhe me te bere qejfin.
Gjykata Kushtetuese ja shpetoi sumen perkohesisht Agush Metes por mandati i Presidentit po i vjen fundi. Le te rrije edhe ca muaj se nuk u be qameti. Po krekoset me Sashen tani se me vone nuk do e shohe me. Burgu e pret bashke me Moniken.
Meta ka mbaru punë. Gabimi i gjykatës është për standartin e ulet ligjor që i vendoset presidentit te Republikes. Presidenti duhet te shkarkohet për shkelje te kodit etikës jo më për shkelje të kushtetutes e ligjeve te vendit. Çjanë këto terma ligjore “shkelje e rende e shkelje e lehtë e kushtetutes”. Kujt i duhet nje president karagjoz e sharlatan si Meta????
Ky vendim tregoi edhe nje here, qe shume prej atyre qe jane ne Gjykate Kushtetuese, kane frike se do pesojne fatin e Ilir metes.
Sepse ne fakt, aresyeja kryesore pse do shkarkohej Ilir meta, eshte vila ne Lalez, shkollimi femijeve ne Londer me shuma Qindra Mijera Euro.
Pastaj ne fund te fundit ata qe jane aty, jane vendosur nga Meta, edhe pse burri i njeres, Alibeaj eshte sot ne anen tjeter, perseri mendojne qe nje dite pereseri do behen aleate.
Kjo aleance mund te ndodhi shume shpejt, mbas zgjedhjeve te 6 Marsit.
Une e kam shtepine ne kat te dyte dhe shikoj rehat fare rrugen perballe dhe makinat qe kalojne ne te.. Gjitoni im ne kat te dhjete, shikon jo vetem rrugen qe shikoj une por edhe godinat perballe dhe akoma me tutje..!!
Çfar dua te them me kete?
Ne, njerzit normale nuk jemi pjese e lojes.
Ne, nuk jemi te ulur ne tryezen politike!
Ne, jemi diku perjashta godines, ku ne kate te ndryshme, njerez po te ndryshem, bejne lojra qe ne i shohim ne tv.
Pra shume shkurt: ne, nuk dime asgje. Por si popull “inteligjent” bejme sikur kuptojme gjithçka dhe madje kemi kurajon te japim edhe mend…??!!
Kjo eshte shqiperia e pa shvilluat ne cdo aspekt,Boll te lexosh keto shkrime te kuptosh nivelin e gazetareve o keto qe shkruajne,dhe njerez si like flori o alibaba o saliu gjejn shesh e bejne pershesh nje popull i vuajtur dhe i pa zhvilluar???
Ky sharlatan president,ate vendim meritonte,edhe fajtor,edhe i pa ndeshkuar,me nje fjale me tall hajdarin me te.ai donte qe te ndeshkohej per shkelje te kushtetutes,dhe pastaj te na e hiqte veten si hero,si mbrojtes i sovranitetit,si patriot,si i ndershem,si trim,etj,etj,po jo o mik,kjo nuk mund te ndodhte,,gjykata te la ne pune deri me 24 korrik,mbas kesaj date fillon loja,ti do denohesh per krimet qe ke bere,do denohesh si vrases,si hajdut,si trafikant droge,femijesh,femrash etj.,akuza te bera ne menyre publike nga tutori jot,qe tani halli ju ka bashkuar,dosjet tua jane sa nje mal,prandaj me qetsi e drejtesi,prit kur te vije haberi ne shtepi
Ky eshte turp kombetar, gjykata kushtetuse e tregoi veten qe jane prostituta politike, te degjeneruara…
Kete mendim kam dhe une qe GJK nuk ka bere sarkazem dhe ironi me koklopen e Cepanit ,se nuk e kane ate zgjuarsi per te bere sarkazem ,ate fjale kishin mundesi ate thane .
Me dy fjalë:
President si meta s’kemi për të gjetur,
Kufomë, që merr frymë, një gjë e vdekur…
Kufomë, gjë e vdekur, po kur rebelohet,
Është turp i një kombit, si mund të durohet?!
Rebelimi i tij është shpërfytyrim,
Pamja, që ai merr, e tregon të çmendur,
Kufoma e pakallur, presidenti im!?
Le t’i bëjmë një nder, t’i shkojmë në varrim…
ILIR META u ndodh në vendin e duhur në kohën e duhur. E vdekur I pakallur është Rilindja & Co . Gjykata Kushtetuese shpëtoi Rilindjen nga falsifikimet , jo Metën nga shkarkimi.
O zoti ” “Ishim mire …etj.etje. ” na vjen keq qe po tregohesh aq miop per ato te verteta qe ILIR YZEIRI ka shprehur per te nderuarin Presidemtin tone.Nuk ka faj Ilir Meta por Rilindja qe e katapultoi ne ne kolltukun presidencial.
Po helbete gazekare si ky tipi i kane telendisur miletin me propagand sepse paguhen ose kane urrejtje patologjike per njerin apo tjetrin politikan dhe kur nuk del parashikimi i tyre diletant fillojne e sajojne çdo lloj gjepurash .
Ilir Meta korri fitoren e rradhes kunder parlamentit diletant te rilindjes. Kjo ndodhi se KISHTE TE DREJTE.
Kartifozet qe sduan ta kuptojne Le te vazhdojne te zhgerryhen ne llumin qe ju servirin Merot, ngjelet, patat, frroket, Doçerat &Co
Yzeiri, ata si ty ja rruajtet bolet hajdutit Meta . E di perse? Se ata si ty i ferkojne bolet nje hajduti me te madh,hajdutit Rama. Pune brisqesh dhe ferkimesh zotni Yzeiri.
O me tu ndrifte mendja edhe me tej o z ILIR YZEIRI,o me te lumte ajo dore qe e hodhi ne leter ate vleresimin e ndritur qe i ben Presidentit tone qe as ja ka haber asaj pune ku e kane vendosur.
jo jo shqiptare gjykata kushtetuese eshte e korruptar ajo priti sa i dergoje leket like floriri dhe dha vendimin dhe tani del dhe tallet bota me ne duke filluar nga ambasadorja amerikane. TURP PER NE PO SALIU E LIKJA ME KOMPANI SE KANE PROBLEM
Eshte e vertete qe ky kryetar shteti me mentalitet kooperative eshte rast psikik, por mqs mban celsat e asaj zyre eshte edhe juridik.
GJK vepron nese shkelet Kushtetuta – por nuk ka pse te shprehet sa sa rende eshte shkelur Kushtetuta – sepse ne Kushtetute nuk ka cilesime shkelje te lehta prej fshatri ose shkelje te renda prej psikopati!!!
Ilir, mund te jete rast i rralle qe s’jam dakort me ty ne nje pike: Ilir Meta duhej shkarkuar sepse e meritonte dhe te gjitha argumentat qe jep ti apo gjykata kushtetuese jane thene e shkruar po,; ne shkruajme tere diten dhe spjerdh njeri, bejne si kane bere, kemi 31 vjet. Pra, duhet te keshe moral qe te zene vend ato qe thua ti dhe gjykatat kushtetuese; tek gjykata bie ere e keqe. Derri do plumb, thote populli dhe theniet e popullit jane lapidare, por jo nga keta lapidaret qe jane tani: tradhetare dhe kriminel bashke.
Vërtet e ke zoti Yzeiri?
E la të vdekur dhe të pakallur?
Sepse shkelje e Ilir Metës nuk sollën pasoja dhe nuk dërrmuan strukturën e shtetit?
Dhe as nuk çorrën stofin social që na mbulon prapanicat?
Dhe as nuk i dhanë krahë dhe fuqi destruktivizmit të opozitës.
Dhe as nuk ndezën fitilat e Molotovëve që Luli Basha dhe gruaja e Presidentit, Mona Lopa hidhnin mbi institucionet e shtetit për t’i pushtuat ato.
Dhe as nuk shtynin për në Kalendat Greke çeljen e bisedimeve për antarësimin në BE.
Vërtet e ke zoti Yzeiri?
Shkelje e kushtetutës nga presidenti nuk sollën pasoja?
Këto shkelje flagrante kriminale zoti Yzeiri nga presidenti Ilir Meta sabotuan dhe sollën pikërisht cënimin e unitetit të vëndit dhe të popullit, pikërisht shkatërruan atë që presidenti është projektuar të sigurojë.
Dhe thirrur kujtesës zoti Yzeiri!
Sa herë vendi do të kishte shkuar për lesh dhe ndofta edhe në luftë cuvile, po të mos ishte për ndërhyrjet e zyrtarëve amerikanë, nga kërcënimet për listimet e krerëve të opozitës në listat e organizatave të dhunshme.
Mos harro zoti Yzeiri, se në 30 Qershor ditën e zgjedhjeve lokale, Shqipëria ditë ishte në flake pa kërcënimin amerikanë për opozitën, pikërisht nga lojërat e Ilir Metës me dekretime dhe çdekretime zgjedhjesh.
Vërtet e ke zoti Yzeiri se nuk patën pasoja shkeljet e kushtetutës nga Ilir Meta?
Kushtetuesja vendos PREÇEDENTE zoti Yzeiri!
Kjo palaço kushtetuesja jonë vendosi precedenti e një presidenti rrugaç që mund të luajë me kushtetutën, me unitetit e vëndit, me respektin për shtetin dhe zyrën e Presidentit pa i hyrë asnjë gjëmb në këmbë.
Kjo kushtetuese me këtë vendim, është bërë palë me rrugaçërinë, me krimin, me pandëshkueshmërinë.
Dhe t’i zoti Yzeiri, me këtë shkrimi, je bërë palë me medjat e zhytura në këtë mutsihane!