Partia Socialiste i ka kërkuar informacion SPAK-ut dhe Prokurorisë së Përgjithshme, në lidhje me ecurinë e hetimeve për çështjen CEZ-DIA. Në lidhje me këtë çështje është bërë kallëzim ndaj Sali Berishës dhe 11 personave të tjerë.
Të kallëzuar janë gjithashtu edhe Ridvan Bode, ish-Minister i Financave, Genc Ruli, ish ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës, Florion Mima, ish zv.ministër, Enno Bozdo, ish zv.ministër, Ledina Mandia ish Avokate e Shtetit , djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
Një komision hetimor i ngritur për privatizimin e CEZ i kërkonte prokurorië që të hetojë Sali Berishen dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha, si persona përgjegjës për privatizimin abuziv të OSSH, i cili u ka shkaktuar taksapaguesve shqiptarë 415 milionë euro dëm ekonomik.
Raporti përfundimtar, përpos të tjerëve ka identifikuar Sali Berishem dhe djalin e tij, Shkëlzen Berishën si persona të veshur me përgjegjësi për privatizimin e dështuar.
KESHTU KERKONI JU TE DHENA SA HERE KERCENOHEN POZITAT E NJ -TJ. MEQE U MERZITET GJASME SE NUK U DENUA META E TANI KERKONI TE DHENA TE TJERA PER HETIME TE TJERA. PSE NUK U KUJTUAT ME PARE APO CE DO THUAJ?
Hahaaaaa ps po kerkon marrveshje
Mos ngacmoni inceneratoret qe tju leme rehat me ces dia
Po spak?
Sipas dikushit nqs bihet dakord “spak” behet “skap”