Basha: SPAK dhe faktori ndërkombëtar janë në dijeni për 25 prillin, rrota e madhe do lëvizë mirë

18 Shkurt 2022, 12:32Politika TEMA

Nga Durrësi kreu i PD Lulzim Basha deklaroi se SPAK dhe faktori ndërkombëtar janë në dijeni të asaj që ka ndodhur më 25 prill. 

Basha deklaroi se po merren masa që të mos përfundojnë sërish si dosjet 339 dhe 184 ndërsa shtoi se rrota e madhe kësaj here do të lëvizë mirë dhe zhvillimet do jenë të shpejta.

“Ata punojnë me kulturën e vjetër të konspiracionit. Jemi kundër 3D-ve që na shiten si zhvillim. Jemi pro zhvillimit që vjen si pjesë e një procesi gjithëpërfshirës të të gjithë faktorëve të kësaj dhome të tregtisë dhe industrisë. Ajo që ndodh në Durrës afekton edhe kolegët tuaj. Na jepni variantet dhe studimet dhe qytetarët të vendosin.

Kjo është rruga për të ecur përpara. Ka 30 vjet që e shesin tallashin për ushqim. Njerëzit nuk hanë tallash por as nuk kanë pse të largohen. Është në dorën tonë të kërkojmë llogari. Të ballafaqohemi. E dimë të gjithë çfarë ka ndodhur më 25 prill.

Edhe SPAK, edhe faktori ndërkombëtar që kësaj radhe po bën përpjekjet që të mos përfundojë si 339 dhe 184. Rrota është e madhe dhe kësaj radhe do lëvizë mirë. Ndoshta nuk do lëvizë deri në 6 mars. Por pavarësisht se çfarë bëjnë ata, shumica janë qytetarët. Edhe zhvillimin ekonomik të Durrësit e kanë në dorë. Nuk do e ketë të lehtë qeveria e Tiranës të bëjë numra. Jam i bindur që zhvillimet do jenë të shpejta”, tha Basha.

6 komente në “Basha: SPAK dhe faktori ndërkombëtar janë në dijeni për 25 prillin, rrota e madhe do lëvizë mirë”

  1. Franz Kafka says:

    Ky ben sikur nuk ka shpetuar nga gjyqi per rrugen e kombit me raporte mjekesore fallco, ben sikur nuk ka qene minister i brendshem i 21 janarit, ben sikur nuk ka ndertuar nje pallat pa leje ne mes te detit ne Vlore, ben sikur nuk ka 4 vila, ben sikur nuk ka qene sozia e Berishes qe nga 2005, ben sikur nuk ka bere lobim rus, pra shkurt, ben sikur ne cdo gje. Prandaj vazhdoni mbeshteteni kete specie, se kohe me vone do e kuptoni se po mbeshtesni nje Berishe 30 vite me te ri

  2. Demokrati says:

    Rota do te futet ne bythe ne dt 6 mars.

  3. Salivirusi ppsh says:

    Po pergatite genjeshtren e rradhes per humbjen ky sharlatane ngeli duke genjyere .
    E pa imagjinushme te kesh punuar me Toto Rino te Cosa nostra dhe te thoshe une jam i paster ka njefi qe e besone kete klluf .
    Ka punusr me koken e krimit Berrishen Meten dhe na shet morale ky felliqesire

  4. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

    Qeveria e Tiranes? ????????
    Ky është klluf komplet.
    Ky Loloja i ra Ramës si dhurate per ditelindje, a per Krishtlindje, diçka e tille. Çfare dhurate!
    Babagjyshi i Krishtlindjeve e do shumë Edi Ramën.
    Kaqolëve të Saliut u dha Shurrtoren. Ndersa popullit shqipetar i ka dhene presidentin me të mire të të gjitha koherave.
    E rrofsh o Babagjysh se i kenaqe të gjithë.
    Te plasin amerikanët, gjermanet, dhe francezet. Asgje nuk u dha atyre

  5. Veshgues says:

    Edhe TAYOTA YARIS keshtu levizi. Sipas axhendes tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje