Nga Brian Todd, CNN
Teksa po tërheq Europën buzë luftës, ish-koloneli i KGB-së në Kremlin po akuzohet nga zyrtarët amerikanë se po fabrikon pretekste për të pushtuar Ukrainën. Analistët thonë se Ukraina është çështje personale për Vladimir Putin. Në fillim të presidencës së tij ai u pati thënë në një fjalim para kombit: “Vdekja e Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit”.
Për një ish-republikë Sovjetike, Putin kishte keqardhje të veçantë që e kishte humbur. “Për të, Ukraina ishte diamanti i humbur i kurorës”, thotë për CNN, Susan Glasser, bashkautore e librit “Ngritja e Kremlinit”. “Ukraina për të është një vend motër, për të shkroi një ese të plotë, duke përdorur një përrallë pseudohistorike se pse Ukraina nuk duhet të ishte shtet më vete, e ndarë nga Nëna Rusi”.
Në atë ese, të vitit 2015, Putin shkroi se rusët dhe ukrainasit janë një popull. Sipas tij, Ukraina moderne ishte formësuar në një pjesë të madhe, në tokën e Rusisë historike.
Ekspertët thonë që Putin gjithmonë ka menduar se shtetet në periferi të Rusisë duhet të jenë pro-rusë. Prandaj e sheh si kërcënim për këtë ideal qeverinë ukrainase, miqësore me Perëndimin. Por gjithashtu thonë se njeriu i lindur dhe rritur në Shën Pjetërburg, kryeqytetin e carëve, mendon edhe për trashëgiminë e tij kur bëhet fjalë për Ukrainën.
“Ai dëshiron që trashëgimia e tij të jetë si ajo e carëve të mëdhenj të së shkuarës, apo krerëve të Bashkimit Sovjetik, edhe ai ta lërë Rusinë si një superfuqi, që duhet pasur frikë, duhet respektuar dhe trajtuar me seriozitet”, thotë për CNN John Sipher, ish-shefi i Programit për Rusinë në CIA.
Analistët thonë se Putin ka reaguar për shkak se gjithmonë ka menduar se administratat e mëparshme amerikane e kanë vlerësuar Rusinë si një fuqi më të vogël, dhe “shtriqja e muskujve” në Ukrainë është mënyra e tij për të ruajtur rëndësinë e vendit të tij në arenën ndërkombëtare.
“Ai dëshiron që njerëzit të shkojnë në Rusi, për të zgjidhur problemet globale”, thotë Sipher. “Mendon se është më mirë të jesh kërcënim për të tjerët, sesa mos të të respektojnë, ose të të injorojnë”.
Por ekspertët mbi çështjet e Kremlinit thonë se këtë herë, Putin mund ta ketë tepruar me sjelljen e tij. “Mund t’i ketë bërë llogaritë tmerrësisht gabim”, thotë Glasser, gjithashtu analiste e çështjeve globale në CNN. “Lufta sjell pasoja të paparashikueshme. Pasojat ekonomike të një pushtimi të mundshëm do të ishin tepër të mëdha”.
Sado i fuqishëm mund të jetë Vladimir Putin, analistët mendojnë se lufta e hapur në Ukrainë, mund të dëmtojë trashëgiminë e tij, e madje edhe të kërcënojë qëndrimin e tij në pushtet. Shembulli më i mirë për këtë, sipas ekspertëve është fakti që humbjet e mëdha njerëzore në Afganistan kontribuuan për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
O gazetar i nderuar i CNN, me fjaline e fundit e ke dhi, nga Afganistani, iku BS-ja por dhe USA, si humbese.
Por SHBA nuk u shperbe pasi iku nga Afganistani (dhe as nuk do te shperbehet), ndersa Bashkimi Sovjetik falimentoi dhe u shperbe me pak se dy vite pasi u terhoq nga Afganistani.
Duam apo nuk duam Putini ka te drejte. Ukraina i takon Rusise dhe jO NATO. UKRAINA eshte nje shtet ne kufi te Rusise.
Po sikur ukrainasit ta vendosin vete perkatesine e tyre!?
Pse, nuk jane nje popull, sllave? Ah, harrova, jane “perendimore- sllave me lidhjr historike 1000 vjet me amerikanet, anglezet etj??!????
O @Altin Amerika iku vet nuk e perzune iku sepse sdonte me te rrinte kurse ruset u perzune me arme ne dore nga afganet, USA iku sepse Afgani kishte humbur rendesi per te tjeter pastaj qe kishte bere ca llogari gabim me ate qe po linte mbrapa, amerikanet shresonin qe qeveria qe la mbarapa do rezistonte te pakten disa vite, po ja qe llogarit nuk dalin gjithmone ….
Putini kerkon qe Amerika te zbatoje marreveshjen e firmosur ne vitin 1997, sipas se ciles asnje vend i ish Bashkimit Sovjetik nuk mund te futet ne NATO dhe nuk mund ti jape asaj baza ne territorin e vet. Pra, sipas kesaj marreveshje, Ukraina, Gjeorgjia dhe vendet balltike, nuk mund te futen ne NATO.
Qe Ukraina nuk do futet ne NATO, kjo eshte pranuar nga amerikanet.
Rusia e sotme nuk eshte ajo e 1990es. Po ashtu edhe Putini, qe ka nje perkrahje te madhe nga populli rus.
Europa nuk mban te njejtin qendrim me Ameriken. Jo vetem Gjermania, por edhe fqinji yne, Italia.
Situata ne Ukraine nuk zgjidhet si mendon Shaqiperia. Ne nuk po kemi influence ne veriun e Kosoves, qe sic duket do i shkoje Serbise, e jo me te influencojme ne ceshtjen e Ukraines.
Ne te shohim vendin tone dhe hallet tona. Majko i ka zgjidhur hallet e tij dhe ka kohe ti jape mend Ukraines.