Tensione në Kiev, të shtëna e bombardime në periferi të Donetsk

20 Shkurt 2022, 09:02Bota TEMA

Orët e fundit kanë qenë të tensionuara në Ukrainë. Misioni i vetëshpallur i Republikës Popullore të Donetskut (DPR) në Qendrën e Përbashkët për Kontrollin dhe Koordinimin mbi regjimin e armëpushimit (JÇC) ka bërë me dije se forcat e Kievit kanë bombarduar periferi të qytetit duke përdorur artileri të ndaluar, sipas marrëveshjeve të Minskut.

Mediat vendase raportojnë se forcat e Kievit kanë gjuajtur katër mina të kalibrit 120 mm në vendbanimin Staromykhailivka dhe njëzet e katër mina të kalibrit 120 mm në Spartak, rajone të vendosura në periferi të Donetsk.

Ndër të tjera theksohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm nga qendra e qytetit Donetsk në orët e para të së dielës se kishte tinguj shpërthimesh dhe zjarri artilerie që vinin nga periferi i Donetsk për tre orë rresht gjatë natës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje