VIDEO: Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, momenti kur ministri ukrainas shtrihet në tokë për t’u shpëtuar sulmeve

20 Shkurt 2022, 09:52Bota TEMA

Ministri i Brendshëm  i Ukrainë, Denys Monastyrsky me disa deputetë  dhe një grup gazetarësh në momentin që ndodheshin për një vizitë në vijën e kuqe të frontit të kufirit të Ukrainës me Rusinë kanë qenë në mes të rrezikut të shpërthimeve dhe predhave nga militantët pro-rusë sot.

Ministri i shoqëruar nga deputetët ndodhej në këtë front rreziku për tu treguar ndërkombëtarëve se pothuajse të gjitha bombardimet vinin nga pala rebele, kur një predhash e ndjekur nga artileria, zbriti vetëm 300 m larg tyre.

Teksa vraponin drejt mjeteve të blinduara të ushtrisë, korrespondenti i shërbimit, Maryan Kushnir, i cili filmoi videon dëgjohej duke bërtitur: “Shtrihuni, shtrihuni, pastaj “ikni, ikni, në makinë, në makinë!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje