Diplomati amerikan bën deklaratën e papritur: Rusët kanë gati listat e personave që do vrasin pas pushtimit të Ukrainës

21 Shkurt 2022, 10:20Bota TEMA

Zyrtarët amerikanë thonë se kanë raporte të inteligjencës që sugjerojnë se Rusia ka një listë të ukrainasve për t’u vrarë ose dërguar në kampe në rast të një pushtimi, raporton BBC.

Në një letër drejtuar shefes së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, ambasadori i SHBA-ve në OKB në Gjenevë pohoi se pas pushtimit, Rusia do të aplikonte tortura apo “zhdukje njerëzish”.

Ambasadori pretendoi se objektivat do të përfshinin disidentët rusë dhe bjellorusë në mërgim në Ukrainë, gazetarë dhe aktivistë kundër korrupsionit si edhe pjestarë të minoriteteve të ndryshme.

“Në mënyrë të veçantë, ne kemi informacion të besueshëm që tregon se forcat ruse po krijojnë lista të ukrainasve të identifikuar për t’u vrarë ose dërguar në kampe pas një pushtimi ushtarak”, thuhej në letër.

1 komente në “Diplomati amerikan bën deklaratën e papritur: Rusët kanë gati listat e personave që do vrasin pas pushtimit të Ukrainës”

  1. Jane pa fund krimet komuniste says:

    Shoqeri qe nuk i njeh lirite dhe te drejtat e njeriut. Denimet politike i krijoi Lenini, vazhfoi Stalini dhe tani Putini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje