Ministri i Jashtëm rus krahason rajonet e Luhanskut dhe Donetskut me Kosovën

21 Shkurt 2022, 22:10Bota TEMA

Presidenti rus Vladimir Putin mblodhi të hënën këshillin e tij të sigurimit për të diskutuar apelin e liderëve të rajoneve të shkëputura të Ukrainës, që t’u njihet pavarësia nga Rusia.

“Arsyeja kryesore për takimin e sotëm është se duhet t’u vëmë veshin kolegëve tanë dhe të përcaktojmë hapat e ardhshëm në këtë drejtim. E kam fjalën për thirrjet e liderëve të Luhanskut dhe Donetskut, që të njihet pavarësia e tyre, si dhe për deklaratën e Parlamentit rus lidhur me këtë çështje”, tha presidenti rus.

Ndërsa ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, në fjalën e tij deklaroi se nuk ka rrugë tjetër veç njohjes së dy rajoneve dhe i sugjeroi kreut të Kremlinit që ta ndërmarrë këtë hap, pasi sipas tij, pritja dy apo tre ditë më shumë nuk do të ndryshojë gjë.

Lavrov kujtoi mënyrën se si Kosova shpalli pavarësinë, që sipas tij u bë në mënyrë të paligjshme dhe pa referendum. Gjithashtu, shefi i diplomacisë ruse krahasoi gjenocidin që Moska pretendon se po ushtrohet ndaj popullsisë ruse në Luhansk dhe Donetsk, me atë që e quajti “gjenocid të kosovarëve ndaj popullit sllav” në vitet ’90.

Në vijim të punimeve të këshillit të sigurimit, Putin përsëriti se rreziku ndaj Rusisë nëse Ukraina anëtarësohet në NATO do të rritet ndjeshëm.

“Nëse Ukraina bashkohet me NATO-n, kërcënimi ndaj vendit tonë do të rritet ndjeshëm. Kjo, sepse është neni numër 5 i traktatit të NATO-s, që thotë se vendet e Aleancës duhet të luftojnë së bashku nëse një nga vendet anëtare sulmohet”, tha Putin.

Ndërsa Lavrov konfirmoi se të mërkurën do të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken ditën e mërkurë. Ai tha se në diskutimet mbi propozimet ruse është bërë një progres i vogël.

“Bazuar në përgjigjet e tyre, mund të themi se ka njëfarë progresi. Jo i madh, por ka. Ne me insistim kemi çuar përpara iniciativat tona të bëra në dhjetor, të cilat kanë shqetësuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe i kanë detyruar ata të marrin në konsideratë propozimet ruse që i kishin hedhur poshtë më parë”, u shpreh ministri i Jashtëm rus.

4 komente në “Ministri i Jashtëm rus krahason rajonet e Luhanskut dhe Donetskut me Kosovën”

  1. Gezuar Baftiar says:

    Ministri Ruse ka shume te drejte
    Shpallja e kosoves ishte unilaterale e pa drejte imagjinoni 300 shqiptare te kthyere ne greke ne juge te shpallin pamvarsine kush eshtd reaksioni jone ?
    Deri sa u be ne europe pse mos ta beje Putanka ne Rusi gezuar pamvarsine dy shtete te reja thjeshte per tensione se shtete nuk jane si kosovo as shtete asgje thjeshte nje krahine multi-etnike qe mbahet per presione politike dhe kur nuk i duhet shkoni merni autonomi te zgjeruar si ne nagorni karadak apo politika Amerikane ne Afghanistan

    1. Illyriaaaa says:

      Kafshe Baftjari, seriozisht e ke ti? Po referendumi ne vitet 90 qe as u mor parasysh nga serbet e beogradit cfare ishte? Ku eshte pare qe pakica te ushtroje gjenocid ndaj shumices ne pushtet, qe drejtonte makinen ushtarake?! Lavro e ka hale ne sy kosoven, sepse ata humben atje, nuk ka rast te mos e permende, se ska dhe faj ka 20 vjet ne ate post, i ka ngel ora aty, po ti kafshe qe flet shqip cfare ke qe leh si qen!? E keqja jone jane njerez si ty!

    2. anticensurë ??? says:

      o robt ku i keni,si të lindur dhe ata që do pillni!!
      shkërdhata të ndyra!!sa kënaqësi do kishte njeriu tu kishte disa sekonda në dorë!!

  2. lolita says:

    Sikurse dhe me Presheven dhe Bujanovicin perseri ne shume aspekte do te calonte krahasimi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje