REPLIKAT/ “Qetësohu, pusho, karrieriste”, sherr "zonjash" në Komisionin Hetimor për inceneratorët

21 Shkurt 2022, 11:18Politika TEMA

Kryetarja e Komisionit Hetimor të inceneratorëve, Jorida Tabaku, debatoi ashpër me nënkryetaren e komisionit, Ermonela Felaj, e cila kallëzoi penalisht Tabakun pasi, sipas saj, u takua me kreun e SPAK, Arben Kraja, pa u mandatuar nga komisioni.

“E organizova atë takim pasi u mandatova nga ky komision”, tha Tabaku. “Je duke prishur komisionin hetimor. A mund të pushosh? Qetësohu dhe pusho!”, iu drejtua Felajt.

“Zonja Felaj është shembulli më i shmëtuar i mënyrës sesi zonjat bëjnë politikë. PS është krenare që Ermonela erdhi nga pushimet jashtë dhe me fuqi të plota për të punuar në këtë komision”, tha Tabaku.

Tabaku tha se Felaj dhe disa deputetë të tjerë socialistë të komisionit duan të marrin peng punën, ndërkohë që nuk duhet të ishin fare të pranishëm në komision.

“Ndërkohë që bën kallëzim penal për mua, bëhej edhe për vete dhe anëtarët e tjerë të komisionit që keni qenë pjesë e strukturave pjesëmarrëse në procedurat për inceneratorët. Mndova se do të tërhiqej sepse ka konflikt të pastër interesi, por qëllimi paska qenë pengimi i hetimeve”, tha Tabaku.

Replikat:

Felaj: SPAK të nisë ushtrimin e ndjekjes penale ndaj Tabakut, që unë e di do marrë fjalën pas meje e do vijojë të bëjë retorikën si luftëtarja më e ethshme e drejtësisë por duhet të kutoni që po shkel ligjin pikë për pikë e po e bën kete si personi më karrierist që është parë ndonëj herë në Kuvend.

Tabaku: Zonja Felaj, që paskeni ardhur e qetë pas pushimeve të një jave…

Ju kishte munguar Ermonela? Ja ku është. Nuk ishte një javë se zv kryetari i komisonit…

Pusho të flas se do marr masa do të përjashtoj nga komisioni pusho, me qetësi, me qetësi të lutem.

I kërkoj shërbimeve të Kuvendit në rast tjetër kur Felaj do vijojë këtë sjeljje jo etike nen kryetarja e Kuvendit, do marre masa ta largojë nga Komisioni.

Për gjithë të interesuarit, Felaj nuk ishte javë ne kaluar, Arben Pëllumbi tha ne nuk e dimë po bëjmë mirë apo keq me keta dëshmitarë kemi nevojë për opinion nga SPAK ky komision diskutoi dhe unë në cilësine e kryetares organizova një takim bazuar mbi sugjerimet e kolegëve javën e kaluar.

Nderhyrje

Tabaku: Më lë të përfundoj

Antoneta Dhima: Mos manipuloni

Felaj: Po gënjeni publikisht

Jorida Tabaku: Je duke prishur komisonin hetimor

Zonja Felaj është shembulli më i shëmtuar si zonjat bejnë politikë. Nuk ma humb dot durimin mua. Ju kërkoj ndjesë ne emër të zonjës Felaj. Unë nuk e ndërpreva zonjën Felaj. Është e pakonceptueshme sesi një zonjë sillet kështu. Të lutëm a mund të pushosh. Qetësohu dhe pusho, je duke prishur mbledhjen. PS është krenare që Ermonela erdhi nga pushimet jashtë dhe erdhi me fuqi të plota në këtë komision.

9 komente në “REPLIKAT/ “Qetësohu, pusho, karrieriste”, sherr “zonjash” në Komisionin Hetimor për inceneratorët”

  1. Ari says:

    Ja dhe grarira…e ardhmja e kombit ?

  2. sopiqoti says:

    Jonida Tabaku nje gje di te bej mire e te na pelqeje, FERGESEN E TIRANES se sa per politik as qe e ka haberin.

  3. Sara says:

    po po per politike keto shurrat e Rilindjes jane ne fakt….

  4. doni says:

    debat shurrash nga cdo anecqe e kap …

  5. Shqipe says:

    Ju lutem komentuesve te jene te sjellshem ne komentet e tyre per “zonjat “

  6. Aron says:

    Kjo Tabaku eshte shume acaruese dhe injorante. Ngeli duke paguar gjoba ngaqe akuzon pa prova dhe mire ia bejne keta nga socialistja qe e hedhin ne gjyq sa here hap gojen. Nuk do e votoja as per te pastruar nevojtoret.

  7. Fergese Tironse says:

    Tabaku eshte femer injorante qe di vetem te gatuaj fergese tironse dhe plonca me hudher Zaten goca e nje karrocieri!

  8. Davidi says:

    Felapidhit dhe Tabakari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje