Një notuese mundi të shpëtonte nga amputimi i këmbës pas kafshimit në kyç nga një peshkaqen 2 metra i gjatë duke e shkelmuar në turi. 42-vjeçarja po notonte me miqtë e saj në ujërat e një plazhi në Florida kur u përball me krijesën ujore.
Heather ishte e fundit që po dilte nga uji ndërsa iu afrua një grumbulli algash që pluskonte në mënyrë të çuditshme. Ajo ndaloi dhe pa rrotull përpara se pllaquritja e ujit ta bindte se diçka nuk shkonte. Menjëherë iu drejtua bregut, por në atë moment ndjeu një tërheqje në këmbën e djathtë.
Mendimi i parë i Heather ishte se ndoshta një prej miqve të saj zhytës po i bënte ndonjë rreng, por kur hodhi sytë në breg, ndodheshin të gjithë atje. Ky ishte pikërisht çasti kur ndjeu tërheqjen e dytë dhe kuptoi se ç’po ndodhte.
Një peshkaqen i verdhë kishte hapur nofullat për të mbështjellë me to këmbën e saj. “Pashë një bishë me këmbën time në gojën e saj dhe instiktivisht e qëllova në fytyrë me tjetrën. Tërhiqte vazhdimisht, ndieja nofullat e tij në kyçin tim. Kisha veshur lopata palombari dhe shkelmi im nuk po bënte punë, kështu që u rrotullova dhe nisa ta grushtoja në turi me sa mundja. Kjo vazhdoi për 30 sekonda. Në dy minutat në vazhdim s’mundja të lëvizja, por miqtë e mi ishin afruar për të më ndihmuar”.
Këmba e 42-vjeçcares ishte copëtuar nga peshkaqeni dhe i nevojitej ndihmë mjekësore sa më shpejt të ishte e mundur. Dëmtimi i ligamenteve dhe tendinave i ka shkaktuar humbjen e kontrollit të plotë të këmbës, por qepjet mjaftuan për të ndaluar amputimin e saj. Pavarësisht incidentit, Heather shprehet se ajo vazhdon t’i dojë peshkaqenët dhe se do të rikthehet në ujë sa më shpejt./tvklan.al
Ç’farë po i bëni gjuhës shqipe?
Amputim??????
A i redakton njeri keto shkrime te perkthyera nga google translate???