“Nga Luli i babës te Lul Brava”, Rama ironizon përplasjet Berisha- Basha: Akuzojnë njëri-tjetrin për ato që ua kemi thënë ne vite më parë

22 Shkurt 2022, 18:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me disa qytetarë në Durrës në kuadër të nismës Këshillimi Kombëtar ka ironizuar situatën brenda PD-së, mes Sali Berishës dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Sipas Ramës, ata akuzojnë njëri-tjetrin për ato çështje që i ka akuzuar PS-ja për vite të tëra. “U bë gjithë ajo protest tek 5 maji. U mblodhën ata banorë, në fillim ishin më tepër. Erdhën dhe morën sqarime. Një pjesë e kuptuan që nuk bëhej fjalë për t’i hedhur në rrugë.

Do prishen gjithë ato banesa të vjetra, ata që janë me letra sigurisht që do marrin atë që ju takon, ata që janë pa letra, të shkojnë më qira dhe do ju jepet një shtëpi e re. Pse bëhet e gjithë kjo, jo për të ndërtojë palate private. Por të ndërtohet një lagje e re me standarte të reja. Sidoqoftë, ata u mblodhën se tek e tek nuk i dëgjonte njeri. U dëgjuan një pjesë. Bënë politikë.

Nuk po them që i futi njëri apo tjetri ata. Këshillimi Kombëtar nuk është e rënë nga qielli. Që në 2017 ne nuk kemi aleat. E shihni çfarë bëhet atje. E keni dëgjuar që Saliu i thotë Lulit ato që ia kemi thënë ne. Luli i thotë Saliut ato që ia kemi thënë ne. Të dy ata po thonë të vërtetën për njëri-tjetrin, do të thotë që ne kemi thënë të vërtetën për të dy. Pse po e thonë të vërtetën tani? MOs më përmendni faktin që jam i Durrësit, këtu është dhe fushatë.

Pse janë duke thënë të vërtetën. Sikur ky kandidati që kanë këtu, nesër do i dali ndryshe, do i thonë atë që i thonë sot. Dje ishte Luli i babës vetë, sot është Lul Brava. Që këtu ka mbaruar për muia. Të jesh në Durrës dhe të kesh mundësi që të zgjedhës mes tre vetave, ku dy janë burra. Do shkosh do zgjedhësh gruan. Për çfarë t;i zgjedhësh ata, që të dëgjosh nesër kush është dryni e kush është brava” – tha Rama.

2 komente në ““Nga Luli i babës te Lul Brava”, Rama ironizon përplasjet Berisha- Basha: Akuzojnë njëri-tjetrin për ato që ua kemi thënë ne vite më parë”

  1. Një Qytetar says:

    Po ç’punë ke ti mor zotëri me problemet e tyre të brëndëshme, ti fol për problemet e qytetit të Durrësit, çfarë keni bërë, çfarë nuk keni arritur të bëni dhe çfarë projektesh keni për këtë periudhë deri në zgjedhjet pasardhëse. Ti flet për mardhëniet brënda PD për të mos folur për mangësitë tuaja gjatë ushtrimit të pushtetit. Tani që t’a marrësh vesh zotrote, ne nuk na interesojnë mardhëniet politike brënda partive ose ndërmjet tyre, ne shikojmë çfarë i intereson jetës tonë si qytetarë, dhe sidomos përputhja midis premtimeve që bëni dhe arritjeve reale të asaj që keni bërë.

  2. rexha 10 says:

    Amane more kryeminister ,se je treguar fenomen ne dy raste qe jane pika me e forte e juaja .
    E PARA ZGJEDHJA PER KRYETARE BASHKIE DAKON E DURRESIT ,KU KE NJE MERITE TE MADHE PERSONALE ,
    E DYTA ZGJEDHJA PO E JOTJA VENDOSJA E ILIR FLORIRIT PRESIDENTE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje