BE thirrje Serbisë të bashkërendohet në sanksionet ndaj Rusisë, mesazh edhe nga SHBA

23 Shkurt 2022, 09:50Rajoni TEMA

Me të gjithë botën perëndimore të bashkuar në sanksionet ndaj Rusisë, edhe Serbisë i është bërë thirrje për të qëndruar në linjë me ta.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter  Stano, tha se unioni evropian pret që Serbia të bashkërendohet me politikën evropiane në sanksionet ndaj Rusisë.

Duke qenë se Serbia është vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkim Evropian, Peter Stano tha se Serbia duhet rrjedhimisht t’u bashkohet sanksioneve.

Edhe Shtetete e Bashkuara të Amerikës presin që Serbia të pozicionhet karshi unionit perëndimor karshi dënimit të shkeljes së ligjit ndërkombëtar të Rusisë në rastin e njohjes së “pavarësisë” së dy rajoneve rebele pro-ruse të Ukrainës.

Një zëdhënës i departamentit amerikan të shtetit ka thënë për “Voice of America” se mirëpresin deklaratën e Presindetit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për mbështetjen ndaj “sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

Megjithatë, presidenti serb, ka vazhduar ambivalencën e Serbisë, karshi qëndrimit ndaj Rusisë.

“Serbia është në rrugë evropiane, por nuk i ndërpret marrëdhëniet tradicionale me Rusinë dhe Kinën”, tha Vuçiç të marten.

Thirrur nga ambasadori ukrainas në Beograd të dënojë aktin e Moskës për njohjen e rajoneve Donetsk dhe Luhanks, Vuçiç tha se një gjë të tillë do ta konsideronte nëse ambasadori ukrainas i bën thirrje presidentit të dënojë, siç ende supozon ai, pavarësinë dhe njohjen e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, edhe vetë është shprehur se gjendet në një qorrsokak sa i përket Rusisë dhe marrjes anë, përçka ka deklaruar se “Serbia mbetet neutrale” në konfliktin Rusi-Ukrainë.

 

5 komente në “BE thirrje Serbisë të bashkërendohet në sanksionet ndaj Rusisë, mesazh edhe nga SHBA”

  1. Illyrian says:

    Ndoshta tani e ka të sigurt se çfarë mendon Putin për Serbinë, që është vetëm një vegël në duart e Putinit … ndoshta do ju shërbej për tu zgjuar nga iluzionet ku e kanë futur veten serbët …

  2. Xxxxx says:

    Eh mor legen, a e kupton? O kendej, o andej. Nuk jetohet ne evrope duke bere davane e rusit.

    1. Shqipe says:

      Ora e se vertetes po troket.

  3. vlora says:

    Rama po bente minishengen me Serbine cfare qesharaku, zgjohu nga gjumi o intelektual i “institutit te arteve”.

  4. rexha 10 says:

    Me shume davane e RUSIT po e bejne Serbet e Shqiperise se sa Serbet te Serbise . Te pakten keta i pranuan armet e dhene nga Ruset ,sepse ishte politika e Rusit per ndalimin e njohjes se KOSOVES si shtete i pavarur nga 5 shtetet e UNIONIT EUROPIAN. Po Serbet eShqiperise ,c’fare i lidhe me politikat e RUSISE ????Shpresojme qe nga ketu te filloi politika e tradhetise ndaje vendit e popullit Shqiptare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje