Rusi-Ukrainë, një përballje e pashpresë nëpërmjet shifrave

23 Shkurt 2022, 20:00Bota TEMA

Ndërsa shahu rus tashmë është përshkallëzuar me vendosjen e “trupave paqeruajtëse”, në territoret e Donetskut dhe Luhanskut, skenari i një ofensive është më afër se kurrë.

Me afrimin e një përplasjeje të mundshme ushtarake ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, superioriteti në numra dhe teknologji janë faktorët kryesorë që do të përcaktonin fatin e një pushtimi potencial.

Por, faktorë të tjerë, si aleancat rajonale dhe ndërkombëtare kanë ndikimin e tyre. A2 CNN analizon forcën ushtarake, aleancat dhe strategjinë që do të ndiqte Rusia nëse pushton.

Sa herë më e fortë është Rusia?

Epërsia e makinerisë ushtarake ruse përballë ushtrisë ukrainase, tashmë e analizuar gjerësisht, është e qartë dhe vendimtare edhe nëse merret parasysh thjesht tabloja numerike. Nuk ka qoftë edhe një zë armatimi ku Ukraina t’i afrohet Rusisë.

Më poshtë, një ripërmendje e shkurtër e epërsisë ruse përkundër kapaciteteve ukrainase:

-4-fishi i personelit ushtarak aktiv krahasuar me Ukrainën

-60 herë më shumë mjete luftarake detare

-10 herë më shumë personel ushtarak detar

-6 herë më shumë tanke

-6 herë më shumë mjeteve të tjera të blinduara

-2 herë më shumë artileri

-10 herë më shumë avionë dhe helikopterë ushtarakë

-500 njësi raketash balistike ruse vs. pak njësi të tilla ukrainase

2 komente në “Rusi-Ukrainë, një përballje e pashpresë nëpërmjet shifrave”

  1. mond says:

    Puna e shifrave te ushtrive nuk eshte kaq e thjeshtë dhe nuk vlen shumë për të krahasuar.
    Rusia vërtet i ka ato numra por në total,jo të gjitha mund ti çojë në Ukrainë pasi zbulohet nga ” krahët”.
    Kurse Ukraina i ka të llogaritura për tu mbrojtur dhe kryesisht nga Rusia.
    Prandaj dhe efekti i numrave nuk llogaritet kaq lehtë.

  2. aqifi says:

    Lesh me tresh,
    Ashtu si Bashkimi Sovjetik vs Afganistan… dhe e pame si perfundoi… BS u nda ne 20 shtete…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje