Serbia nën presion mes Perëndimit dhe Lindjes

23 Shkurt 2022, 20:50Rajoni TEMA

Kriza në Ukrainë po trondit botën dhe po e vë Serbinë në një situatë delikate. Presioni i BE-së për të mbështetur sanksionet ndaj Rusisë po rritet.

Kur Krimea u aneksua, Serbia arriti të manovronte për të shmangur sanksionet ndaj Moskës, por tani presioni është më i lartë.

“Serbia mund të manovrojë sërish për të dalë nga kjo situatë. Dihej që në kohën e krizës së Krimesë, kur Serbia mbështeti sovranitetin e Ukrainës dhe është pikërisht ky qëndrim që i mundëson të drejtën për të mos thënë asgjë lidhur me krizën aktuale”, tha Zoran Milivojeviç, diplomat.

Tradicionalisht, Serbia ka lidhje të forta historike dhe fetare me Rusinë dhe gjithashtu është e varur ekonomikisht nga Moska, sidomos kur bëhet fjalë për furnizimin me gaz dhe naftë.

“Të gjithë kanë një alternativë. Edhe Ukraina, që varej tërësisht nga gazi rus, pas 2014-s gjeti burime alternative gazi, edhe pse paksa më të shtrenjta. Por askush nuk e di se çfarë do të ndodhë nëse situata përshkallëzohet dhe cili do të jetë çmimi i gazit për Serbinë”, thotë Slavisha Tasiç, profesor ekonomie.

Kriza në Ukrainë vjen në një moment të vështirë politik për Serbinë, pasi vendi ndodhet në mes të fushatës elektorale dhe të gjithë shpresojnë se kriza do të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme, paqësore dhe pa pasoja diplomatike dhe ekonomike për vendin.

2 komente në “Serbia nën presion mes Perëndimit dhe Lindjes”

  1. Arber iliri says:

    Serbia të mbledhë sumën e të njohë Kosovën,s’ka rrugë tjetër mos mbetet satelit i Rusisë dhe kërkon anëtarësim në BE.Një dorë në revani,një dorë në bakllava,nuk ka më.

  2. toni says:

    erdhi koha te zgjedhin njehere e mire me ke jane ,por me siguri do gjejne ndonje variant dredharak per te mos e prishur me asnjerin nga dy krahet …..shtet vasal njesoj si ne vari lesht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje