Skandali me Shoqatën e arbitrave, Jemini kap mat zyrtarin e FSHF-së

23 Shkurt 2022, 11:37Sport TEMA

Konfirmohen edhe një herë, kësaj radhe me zë edhe figurë, parregullsitë në lidhje me procesin zgjedhor të FSHF-së, në rastin konkret me Shoqatën e Arbitrave.

Në datën 15 shkurt “Panorama Sport” ngriti shqetësimin për çuditë që lidhin Tahir Kastratin, kryetarin e kësaj shoqate me votimin në asamblenë zgjedhore dhe madje tentoi të kontaktonte drejtues të vjetër të kësaj shoqate, por ishte e pamundur që të lidhej.

Absurditeti me Shoqatën e Arbitrave është që kryetarit të saj, Tahir Kastratit, i ka përfunduar mandati prej më shumë se dy vitesh dhe nuk ka pasur zgjedhje për rikonfirmimin e tij apo për zgjedhjen e një kryetari tjetër.

Këtë gjë e ka thotë mjaft qartë edhe mbrëmjen e së hënës ish-arbitri i FIFA-s Lorenc Jemini, që është edhe anëtar i shoqatës së arbitrave, teksa kap mat zyrtarin e FSHF-së Aldi Topçiu në emisionin “Procesi Sportiv”.

Topçiu konfirmon, duke iu përgjigjur pyetjes së Jeminit se Tahir Kastrati do të përfaqësojë shoqatën e arbitrave në asamble. Ja biseda mes tyre.

Jemini- Kush voton për shoqatën e arbitrave?

Topçiu– Kryetari, Z.Tahiri.

Jemini– Që kur është kryetar?

Topçiu– Që gjithmonë.

Jemini– Kur është zgjedhur si kryetar shoqate, sepse që në 2016-tën, kur kam votuar vetë, nuk janë bërë më zgjedhje për këtë shoqatë?! Pse nuk keni nxjerrë një njoftim se kush është delegat për këtë shoqatë? Po për shoqatën e trajnerëve, kush voton? Nuk dihet fare se kush voton” ,- i kthehet Jemini zyrtarit të FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje