Të gjithë presidentët në shkelje të ligjit duke sfiduar drejtësinë: Gati për t’iu bashkuar Armand Dukës në votimet fars të 2 marsit

22 Shkurt 2022, 16:47Sport TEMA

Superliga shqiptare dhe Kategoria e Parë e futbollit në vend janë gati të shpërfillin vendimin e gjykatës së Tiranës për kreun e FSHF-së Armand Duka. Edhe pse gjykata vendosi të anulojë zgjedhjet e 2 marsit të federatës deri në hetimin e plotë të manipulimeve të kryera në shoqatat e futbollit, 8 nga 9 klubet e kontaktuara nga ‘Report TV’ kanë pohuar se do të marrin pjesë në zgjedhje në rast se FSHF i thërret.

Dhe që kjo gjë të ndodhi gjasat nuk janë të vogla, pasi me 17 shkurt federata shpërndau materialet zgjedhore të 2 marsit ku Armand Duka, Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova kandidojnë për president.

Në Superligë presidentët e klubeve të Skënderbeut, Kastriotit, Teutës, dhe Dinamos, të cilët kanë të drejtë vote në asamblenë zgjedhore, janë përgjigjur se do të marrin pjesë nëse FSHF i thërret. Ndërkohë presidenti i Partizanit Gazmend Demi është shprehur se ‘ka angazhuar një zyrë juridike dhe më pas do të vendosë nëse do marrë pjesë apo jo’.

Në këtë linje, të shpërfilljes së vendimit të gjykatës, janë edhe klubet e kategorisë së parë. Përfaqësuesit e Besës, Pogradecit dhe Korabit janë përgjigjur se do të marrin pjesë në zgjedhje.

I vetmi që ka thënë se nuk mund të dalë mbi një vendim gjykate është presidenti i Tërbunit, Gjin Gjonaj, njëkohësisht edhe kreytar i bashkisë së Pukës.

Në asamblenë zgjedhor të FSHF-së bëjnë pjesë 37 anëtarë, 26 prej të cilëve janë klube, 10 të Superligës dhe 16 të kategorisë së parë. Në rast se hipoteza e mbajtjes së zgjedhjeve nga FSHF do të realizohet atëherë sipas vendimit të gjykatës organizatorët, që në këtë rast janë federata dhe Armando Duka, rrezikojnë dënim penal me burg.

Në Superligë presidentët e klubeve të Skënderbeut, Kastriotit, Teutës, dhe Dinamos, të cilët kanë të drejtë vote në asamblenë zgjedhore, janë përgjigjur se do të marrin pjesë nëse FSHF i thërret.

Ndërkohë presidenti i Partizanit Gazmend Demi eshte i vetmi qe po e ndjek me qetesi kete siutate dhe ne menyre korrekte është shprehur se ‘ka angazhuar një zyrë juridike dhe më pas do të vendosë nëse do marrë pjesë apo jo’.

Në këtë linje, të shpërfilljes së vendimit të gjykatës, janë edhe klubet e kategorisë së parë. Përfaqësuesit e Besës, Pogradecit dhe Korabit janë përgjigjur se do të marrin pjesë në zgjedhje.

I vetmi që ka thënë se nuk mund të dalë mbi një vendim gjykate është presidenti i Tërbunit, Gjin Gjonaj, njëkohësisht edhe kreytar i bashkisë së Pukës.

Në asamblenë zgjedhor të FSHF-së bëjnë pjesë 37 anëtarë, 26 prej të cilëve janë klube, 10 të Superligës dhe 16 të kategorisë së parë.

Në rast se hipoteza e mbajtjes së zgjedhjeve nga FSHF do të realizohet atëherë sipas vendimit të gjykatës organizatorët, që në këtë rast janë federata dhe Armando Duka, rrezikojnë dënim penal me burg. (Shqiptarja.com)

1 komente në “Të gjithë presidentët në shkelje të ligjit duke sfiduar drejtësinë: Gati për t’iu bashkuar Armand Dukës në votimet fars të 2 marsit”

  1. Fshf mafia says:

    Te gjithe me mut se duka jane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje