Xhaçka: Rusia mbeti e vetme në vendosjen e vetos ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB! Pushtimi i Ukrainës, i paligjshëm

26 Shkurt 2022, 15:20Politika TEMA

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka shkruan se sulmi rus duhet të ndalet pasi po thyen të gjitha rregullat ndërkombëtare.

Reagimi i Xhaçkës vjen pas rrëzimit në KS të OKB, të rezolutës së bashkëhartuar nga Shqipëria dhe SHBA për agresionin në Ukrainë. 80 vende anëtare të OKB bashkë sponsorizuan rezolutën, ndërsa 11 nga 15 anëtarë të KS e votuan atë.

“Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB ??, e cila bën thirrje për t’i dhënë fund agresionit kundër Ukrainës.

Kjo që Rusia po bën është e paligjshme, është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla! Ky sulm nuk mund të vazhdojë, ndaj le të qëndrojmë të gjithë së bashku përkrah Ukrainës”, shkruan Xhaçka.

 

 

1 komente në “Xhaçka: Rusia mbeti e vetme në vendosjen e vetos ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB! Pushtimi i Ukrainës, i paligjshëm”

  1. Kovaç says:

    Me ka lene shije te keqe Izraeli qe nuk qenka bashkuar me rezoluten.Shumica e vendeve afrikane dihet qe jane nen ndikimin rus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje