Abazoviç i pranishëm ne eventin e nacionalistëve serbë ku brohoritej “Rusia, Rusia”

27 Shkurt 2022, 09:46Rajoni TEMA
Abazoviç i pranishëm ne eventin e nacionalistëve serbë ku

Në një video të publikuar nga mediumi malazez Vijesti, shihet zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, teksa qëndron në një ambient bashkë me nacionalistë serbë ku brohoritet Rusia, Rusia.

Nga pamjet shihet se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Budvës, Marko Bato Careviç, shefi i kabinetit të tij Nikola Jovanoviç, anëtarë të Vëllazërisë Ortodokse “Shtylla”, si dhe anëtarë të organizatës “Ujqërit e natës”.

Por, Abazoviç është distancuar nga këngët “me përmbajtje të papërshtatshme” që u interpretuan të dielën e 27 shkurtit në një tubimin humanitar ku ai mori pjesë.

“Këngët me përmbajtje të papërshtatshme që mund të dëgjoheshin sonte, nga të cilat unë distancohem publikisht”, potencoi Abazoviç.

Abazoviç tha se kur u përshëndet nga protestuesit para RTCG-së më 21 janar, ai gjatë bisedës premtoi se do të vinte në tubimin e tyre dhe do të mbështeste aksionin humanitar që ata organizuan.

“E mbajta fjalën dhe erdha në tubim ku u mblodh ndihma për dy familje, njëra prej të cilave është myslimane-shqiptare nga Ulqini”, thotë Abazoviç.

“Edhe pse kemi qëndrime diametralisht të kundërta për pothuajse të gjitha çështjet e mundshme, nuk e kisha problem ta mbaj fjalën, të ulem me ta dhe t’i bashkohem aksionit humanitar”, theksi Abazoviç.

Ai theksoi se beson se shoqëria ka nevojë për pajtim si asnjëherë më parë dhe se çdo individ duhet të kontribuojë në respektimin dhe vlerësimin reciprok të të gjitha feve dhe kombeve, duke ndërtuar shoqërinë mbi baza qytetare, multietnike, multikonfesionale me përpjekje të përbashkëta.

Megjithatë, më 24 shkurt përmes një cicërime në Twitter, Abazoviç kishte thënë se “ne qëndrojmë fort me partnerët tanë ndërkombëtarë në Ukrainë, duke perënduar Bashkimin Evropian dhe NATO-n”./ Albanian Post

 

13 komente në “Abazoviç i pranishëm ne eventin e nacionalistëve serbë ku brohoritej “Rusia, Rusia””

  1. Pordhe me rigone.... says:

    Gezuar ramazonin…..

    1. IB says:

      Ai mund te jete agjend i perendimit

    2. janullatos topeglyftis says:

      Bythqir i janulles cduan prifterinjte orthodhoks aty ?
      jeni njesoj ne kamikazet e isis pederaste te pabese

  2. Raif says:

    Shqiptaria ka dy përfaqësues në krahun ruso-serb pikërisht Abazoviç dhe Edi Ramën.Sado që kohë pas kohe janë munduar të kamuflohën erdhi dita kur u zbuluan dhe u doli turpi sheshi.Për të qenë poshtërsia edhe më e madhe Edi Rama deklaron se nuk e paska ditë lidhjen e Serbisë me Rusinë këtë nuk e besojnë as fëmijët meqenëse me vite të tëra Rudia i falte armet më moderne Serbisë me miljarda dollarë dhe kjo ishte publike e Rama nuk e paska kuptuar.Këtë gjellë të tij nuk e ha askush përveç agjentve serb në Shqipëri që nuk janë të pakt.Situa ndryshoi kur Ramën e kërcënoi Amerika për tu ndar nga loja e dyfishtë që bënte të zgjedh publikisht Rusinë apo Amerikën .Është turp për popullin e Shqipërisë të ketë Kryeministër një agjent serb por që fatkeqësisht e njejt është edhe opozita.Mjer shqiptarët në ç’gjendje kanë rënë.

    1. Myzeqari demokrat says:

      Sali serbi nuk e fsheh dot identitetit e tij pro seb megjithe gruan e tij Sllobodanka

  3. Mario says:

    C’te bejme, na kane mbire ne dere. Do t’i themi derrit, dajo te regullojme punerat tona. Abazovic eshte i qarte kush jane, por i duhen te marr kryesine.

  4. MasKaRai says:

    …Brohorasin Rusia Rusia…, por kane tiparet e fytyrave si ukrainasit.., dmth.. jo “ruse”… Hahahaaaahhaaaaa

  5. Degelisi says:

    “Event”=Takim, mbledhje,koference,….

    1. Shqipe says:

      Event = ngjarje,ndodhi (me theksin tek “i”

  6. Dajti says:

    O Raif o piciruk Edi Rama ka thene : Nuk duhej kjo lufte per te kuptuar lidhjen ngushte te Serbise me Rusine. Nga influenca e barit ke ngateruar Edi me Sali Karaxhixhin.

    1. Raifi says:

      Janë i njejti mut si Edi Rama si Salih Berisha por nuk je më i mirë as ti që njërin e mbron e tjetrin e shan.Lexo mirë deklaratën e Ramës e mos e ngre kryet si k.ri ndalëm.

  7. Alban Dega says:

    QENDRIM BURREROR HUMAN POLITIK DHE QYTETAR I ABAZIT!

    Nuk ka as fe, as popull, as komb, as rrace te keqe.
    Ka politikane, njerez, lidere te keqinj politika te mbrapshta qe demtojne popullin, shtetin, kombin e vet dhe te tjeret e per pasoje edhe Boten e mbare njerezimin!
    Abazi meriton respekt dhe jo sulme nacionaliste per aktin e tij !
    Nacionalizmi eshte streha e fundit e te gjithe maskarenjeve, ka thene Faik Konica.
    Po te keni dyshim pyesni… Adolf Hitlerin, Josif Stalinin, Sllobodan Milloshevicin e shihni Vladimir Putinin sot.

  8. Marko Kepi says:

    Abazović është familjarisht proserb, nga se i ka edhe motrën edhe vëllaun të martuar me srb dhe jetojn në beograd. Po mos t’ishte ashtu nuk do zgjidhej udhëheqës i grupimit malazez URA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje