FOTOT: Nga modele në luftëtare, ish-Miss Ukraina stërvitet për të mbrojtur atdheun

27 Shkurt 2022, 11:10Lifestyle TEMA
FOTOT: Nga modele në luftëtare, ish-Miss Ukraina stërvitet

Ish-“Miss Grand Ukraina” Anastasiia Lenna i është bashkuar ushtrisë së vendit të saj për të luftuar forcat pushtuese ruse.

Të qenurit në fushën e betejës për të mbrojtur vendin e saj është shumë larg punës së saj të mëparshme, pasi ajo prej kohësh ka bashkëpunuar me një agjencion në Turqi, si menaxhere e marrëdhënieve me publikun, shkruan Daily Star.

Sipas përshkrimeve që ajo ia ka vënë profilit të saj në Instagram, Anastasiia nuk është e panjohur në përdorimin e armëve, megjithëse deri më tani ka gjuajtur vetëm predha plastike dhe jo plumba të vërtetë.

Fotografitë në Instagram e tregojnë atë me pajisje të plota ushtarake në arena të pyllëzuara dhe terrene të brendshme stërvitore gjatë dy viteve të fundit, por tani ajo do të shpresojë që përvoja e saj të jetë e dobishme.

Që kur Vladimir Putin bëri luftë kundër Ukrainës këtë javë, ish-mbretëresha e bukurisë ka përdorur platformën e saj me mbi 40,000 ndjekës në rrjetin social Instagram, për të kërkuar mbështetjen për vendin e saj.

Anastasiia ndau me ndjekësit e saj fotografi dhe shkrime me përmbajtje të ndryshme patriotike në Instagram. Ajo paralajmëroi trupat ruse: “Të gjithë ata që kaluan kufirin ukrainas me qëllimin për të pushtuar do të vriten!”.

2 komente në “FOTOT: Nga modele në luftëtare, ish-Miss Ukraina stërvitet për të mbrojtur atdheun”

  1. Mondi says:

    Me ato bomba ? ? qe eshte e “armatosur kjo çupa e mban nje divizion te tere. Nuk ka bir nene qe ta qelloj..

  2. Adi says:

    Haha kjo mund tja prishi mendjen dhe Purinit ,Propaganda vazhdon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje