Basha: Lufta në Ukrainë do ndikojë edhe në ekonominë tonë! Qeveria të sigurojë rezerva të mjaftueshme ushqimore dhe karburant

28 Shkurt 2022, 17:27Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje qeverisë që të publikojë masat që ka marrë për t’i bërë ballë ndikimeve që do të ketë lufta në ekonominë e çdo familjeje shqiptare.

“Është e qartë për të gjithë se agresioni rus kundër Ukrainës pritet të ndikojë negativisht në ekonomi, nga çmimi i drithërave e karburanteve deri te shërbimet. Prandaj kërkoj që qeveria të bëjë transparencë për gjendjen e rezervave të shtetit, për planin e masave apo masat që ka ndërmarrë.

Gjendja ekonomike e shqiptarëve është e qartë për të gjithë. Më shumë se gjysma e shqiptarëve e kanë të vështirë të sigurojnë ushqimin  për fëmijët e tyre.  Prandaj është parësore dhe e menjëhershme detyra që Qeveria të ketë gati një plan masash që të sigurohet rezerva ushqimore dhe t’i gjendet pranë familjeve në nevojë.

Duhet menjëherë marrja e masave konkrete edhe në drejtim të pasojave që do të vijnë nga rritja e çmimet të naftë”, deklaroi Basha.

 

5 komente në “Basha: Lufta në Ukrainë do ndikojë edhe në ekonominë tonë! Qeveria të sigurojë rezerva të mjaftueshme ushqimore dhe karburant”

  1. Liri Brrisha sypeshkaqenja hajdute nongrata says:

    Doli kjo shishja boshe e qumeshtit.
    Aman Lyli kendoje himnin dhe nje here por pa trasten e domateve

  2. rafinera says:

    Sa te kemi uzinen e perpunimit te thelle ne ballsh ( ne se nuk eshte shkrire e tëra per skrap) shqypnia nuk e ruan fare, madje do eksportojme benxine,nafe, vajguri, sulfur qe del nga krekingu, se per pak harova edhe solar per te ndezur sobat, dhe mbeturinat e bitumit do asfaltojme rruget e botes

  3. Aleksander says:

    Po kush e njef kyt.
    Me 7 mars nuk eksiston ma politikisht.
    Ashte baraz me zero.

  4. hap vilat LYL. says:

    Aman LYL se na shkrive me fjalimet si te enverit vule humbur. Te doli gjumi ty more kastravec. Po dhuroi ndonje vile atyre fukarenjve se ke me teprice ose merri e shperndaji tek vilat qe i ke bosh. po e bere kete do mbahesh mend per burr i mire ndryshe vazhdo flij gjume se njerez si ty nuk i duhen ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje