Danimarka, vendi i parë që lejon vullnetarët të shkojnë të luftojnë në Ukrainë

28 Shkurt 2022, 09:09Bota TEMA

Danimarka është vendi i parë evropian që ka lejuar vullnetarët t’i bashkohen luftimeve në Ukrainë. Shumë qytetarë të veshur me uniformat ushtarake janë nisur nga aeroporti i Koepnhagenit drejt Ukrainës. Ajo do të quhet brigada e të huajve.

Thirrja e një dite më parë nga presidenti Zelenski është përqafuar nga shumë qytetarë të Evropës, ndërkohë që edhe krerët e shumë shteteve janë shprehur se do të mbështesin të gjithë vullnetarët që do t’i bashkohen rezistencës së popullit ukrainas.

Më herët gjatë të dielës sekretarja e jashtme e Britanisë konfirmoi se ajo do të mbështeste çdo vullnetar që do të luftonte për lirinë dhe demokracinë, jo vetëm të Ukrainës, por edhe të Evropës.

2 komente në “Danimarka, vendi i parë që lejon vullnetarët të shkojnë të luftojnë në Ukrainë”

  1. Asd says:

    Ne se kjo levizje shtohet, Putin do te humbe. Natyrisht do te shpetoje edhe Rusia pervec pjeses tjeter te botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje