Ndodh për herë të parë që prej 1939: Suedia do të dërgojë armë në Ukrainë

27 Shkurt 2022, 20:15Bota TEMA

Suedi njoftoi këtë diel se do të dërgojë pajisje ushtarake dhe ndihma të tjera në Ukrainë. Teksa njoftoi lëvizjen, kryeministrja Magdalena Andersson tha se kjo është hera e parë që Suedia çon armatime në një vend në konflik, që prej pushtimin sovjetik të Finlandës në vitin 1939.

“Konkluzioni im është se mënyra më e mirë për të ruajtur siguria tonë tani është duke mbështetur aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur veten kundër Rusisë”, tha Andersson.

Vendimi i Suedisë vjen pasi Bashkimi Evropian njoftoi se do të blinte armë dhe do t’ia dorëzonte ato Ukrainës, hera e parë në histori që BE ndërmerr një hap të tillë.

2 komente në “Ndodh për herë të parë që prej 1939: Suedia do të dërgojë armë në Ukrainë”

  1. fukaraji20 says:

    Ky eshte unitet.! BRAVO.!!!!

  2. reti11 says:

    Fuck barbaret mongole! Fuck kremlin! Fuck vucic & qente e putinit! Rrofte Ukraina!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje