“Niset delegacioni ukrainas, negociatat me Rusinë mund të mbahen shumë shpejt”

27 Shkurt 2022, 17:20Bota TEMA

Deputeti ukrainas nga partia “Shërbëtori i Popullit”, Fjodor Venislavsky, nuk e ka përjashtuar mundësinë, që negociatat ndërmjet delegacioneve ukrainase dhe ruse mund të zhvillohen në të ardhmen e afërt.

“Delegacioni tashmë është nisur, duhet shumë pak kohë për të udhëtuar. Mendoj se negociatat do të fillojnë në minutat e ardhshme, ndoshta edhe kanë filluar”, tha Venislavsky.

Ai gjithashtu vuri në dukje se presidenti rus, Vladimir Putin, i ka transferuar të gjitha trupat e tij në gatishmëri të lartë, që do të thotë se “absolutisht të gjitha burimet që janë në Federatën Ruse tashmë janë të përfshira, nuk ka asnjë rezervë të mbetur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje