Putini fut në veprim armët bërthamore, reagon SHBA: E papranueshme

27 Shkurt 2022, 15:45Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara kanë reaguar pas urdhrit të Presidentit Vladimir Putin për vendosjen e forcave bërthamore të Rusisë në një gjendje gatishmërie “të veçantë”.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield e quajti këtë vendim të papranueshëm. Në një intervistë për CBS News, ajo theksoi se Rusia po përshkallëzon luftën.

“Kjo do të thotë se presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme, tha ajo.

1 komente në “Putini fut në veprim armët bërthamore, reagon SHBA: E papranueshme”

  1. lexuesi21 says:

    Kjo eshte retorika e fundit qe Putin do te trembi boten dhe Ukrainen.
    Se pari po tregon se e ka humbur llogjiken e nje leader ‘i , se dyti po deshton ne terren, dhe se treti do te pervelohet vete i pari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje