Forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e qytetit kyç të Kharkiv

27 Shkurt 2022, 14:42Bota TEMA

Forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e qytetit kyç të Kharkiv, ka thënë guvernatori rajonal. Në një postim në Telegram, Oleh Synyehubov tha: “Kontrolli mbi Kharkiv është plotësisht i yni!

“Forcat e armatosura, policia dhe forcat e mbrojtjes po punojnë dhe qyteti po pastrohet plotësisht nga armiku”.

Trupat ruse mundën të hynin brenda natës në qytet, i dyti më i madh në Ukrainë. Pamjet e qarkulluara në mediat sociale treguan përleshje në rrugë midis trupave ukrainase dhe ruse.

Situata në terren mbetet e rrjedhshme dhe pretendimet për kontroll janë të vështira për t’u verifikuar – por civilët në terren i kanë thënë gjithashtu BBC-së se Kharkiv është kthyer nën kontrollin e Ukrainës dhe se konflikti në rrugë po lehtësohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje