VIDEO/ Ushtari shqiptar rrëfehet nga fronti i luftës: Jemi 9 shqiptarë që luftojmë në veri të Kievit

27 Shkurt 2022, 13:29Bota TEMA

Ndonëse nuk kemi një shifër zyrtare, thuhet se mes ushtarëve ukrainas që luftojnë përballë Rusisë në këto 4 ditë, janë edhe shtetas shqiptarë. Një i ri shqiptar, i cili nuk ka pranuar që të identifikohet, me arsyetimin se u cënohet siguria atij dhe shumë bashkëkombësve të vetë, sjell rrëfime dramatike nga fronti i luftës për BalkanWeb.

Shqiptari, i cili kontakton me një numër amerikan, pohon se është pjesë e ushtrisë ukrainase, ndërkohë që prej vitesh ai jeton në SHBA. Ai deklaron për BalkanWeb se bashkë me 9 shqiptarë të tjerë janë në front të luftës 13 km në veri të Kievit, ndërkohë që shpreh shqetësimet e tij nga terreni.

“Jemi 9 shqiptarë këtu. Më i madhi është 44 vjeç. Vijmë nga vende të ndryshme, jemi shqiptarë nga USA, apo dhe Kanadaja, ushtarë dhe ish-ushtarë”, tha ai.

Ai pohon se armiku (ushtria ruse) po avancon drejt Kievit, ndërsa shton se këto forca janë të shumta në numër. “Ata po avancojnë dhe beteja është e vështirë. Por pavarësisht se janë të shumtë në numër, nuk kanë guxim. Shumë prej robërve që kemi kapur, pohojnë se nuk ishin nisur për luftë dhe se i kanë mashtruar. Ata nuk duan të luftojnë kundër Ukrainës.”, thotë shqiptari.

I pyetur se si është gjendja e ushtarëve shqiptarë, nëse ka pasur apo humbje në mesin e tyre apo dhe të plagosur, shqiptari jep lajmin e mirë se ata gëzojnë shëndet dhe janë mirë.

“Falë Zotit jemi mirë të gjithë. Vetëm disa lëndime të vogla”, shton ai. Madje shqiptari jep dhe video nga fushë beteja, ku shihet se si kolegët e tij ukrainas filmojnë atë çka ndodh në terren, ku pamjet e luftës janë të qarta. Në videot e siguruara nga BalkanWeb shihet se si sulmohen tanke, apo hidhen raketa, ndërsa në qiell shfaqen shtëllunga tymi, ndërsa ushtarët ecin të qetë, në misionin e tyre; për të luftuar armikun. Po ashtu, shqiptari ka siguruar për BË edhe pamje nga fronti i luftës dje në Kharkivi, ku shihet se si i zihet rruga dhe kapen mat tanket ruse. Ndër të tjera i riu ka dërguar edhe një video ku shfaqet një ushtar rus i kapur rob. Ushtari rus, që ka dëmtime në sy dhe është i fashuar, dëgjohet teksa flet në telefon ku sqaron se është kapur nga forcat ukrainase./ BW

 

 

6 komente në “VIDEO/ Ushtari shqiptar rrëfehet nga fronti i luftës: Jemi 9 shqiptarë që luftojmë në veri të Kievit”

  1. loni says:

    Shqiptaret kur u be lufta ne Kosove nuk shkuan te luftonin,por per te luftuar per te tjeret qenkan treguar te gatshem.

    1. Sancho says:

      Ik o bythqir, ik! Kur u be lufta ne Kosove, shqiptaret u mblodhen nga e gjithe Europa dhe madje dhe nga Amerika, Kanadaja dhe Australia erdhen. Haklajt furnizuan gjysmen e Kosoves me arme, apo kjo nuk llogaritet?

  2. Astrit says:

    Bravo djema, Zoti ju ruajte.Respekte.

  3. Guardium says:

    Uroj qe ky mercenar ta gjej rrugen drejt xhenetit.
    Lufta aty o shkerrdhate ka 8 vjet qe ka filluar e vazhdon ne kurriz te ruseve etnike nga regjimi i Kievit me bekimin e Perendimit.
    Rusia do vetem ta mbylle kete lufte.
    Rusia vendi I vetem kunder urdherit te ri boteror dhe nazizmit , tiranise se re.

  4. Respekt says:

    Respekt per Ushtaret Shqipetare qe Luftojne ne Ukraine..
    ne Mendimin time do te thote:Se shpirti Luftarake i Shqipetareve nuk ka VDEKUR,dhe Respekte te Plote per keta Djeme…ata jane Burra….se sa per Pushta dhe sum-qim kemi Politikanet ne Tirane..
    Zoti i Ruajte Shqipetaret ne Ukraine..lol

    1. io says:

      E perse e paske gjithe kete respekt ti ? Jane idiote qe do lene kockat e do shkojne per dhjame qeni .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje