OKB: Të paktën 64 civilë ukrainas të vrarë deri më tani

27 Shkurt 2022, 09:20Bota TEMA
OKB: Të paktën 64 civilë ukrainas të vrarë deri më

Luftime intensive kanë ndodhur në disa prej qyteteve më të mëdha të Ukrainës. Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka deklaruar se të paktën 64 civilë kanë ndërruar jetë deri më tani. Të paktën 176 të tjerë janë plagosur.

Po ashtu sipas OKB-së dëmtimi i shtëpive dhe infrastrukturës ka lënë me qindra njerëz pa ujë dhe energji elektrike.

Sipas OKB-së deri më tani, mbi 160 mijë ukrainas janë larguar nga vendi. Qeveria e Ukrainës përllogarit se pushtimi rus mund të shkaktojë rreth 5 milionë refugjatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje