Truss: Lufta mund të jetë fillimi i fundit për Putin

27 Shkurt 2022, 10:40Bota TEMA

Sekretarja e Jashtme e mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss deklaroi se sulmi ushtarak në Ukrainë mund të jetë fillimi i fundit për presidentin rus Vladimir Putin. Duke folur për Trevor Phillips në ‘’Sky News’’ Truss u shpreh se “po shohim rezistencë të fortë dhe të guximshme ukrainase dhe Mbretëria e Bashkuar dhe do të vazhdojë t’i përkrahë ata me armë dhe mbështetje ekonomike”.

Ajo tha se beson se Putin po bën një gabim strategjik duke pasur parasysh dëmin që sanksionet perëndimore mund t’i shkaktojnë ekonomisë ruse. Truss shtoi se lufta mund të zvarritet në disa vite. “Kam frikë se kjo nuk ka për të përfunduar shpejt”, u shpreh ajo.

Kur u pyet për sanksionet ndaj Mbretërisë së Bashkuar, Truss u shpreh se kishte përpiluar një listë të oligarkëve të goditur dhe shtoi se do të ketë një program të vazhdueshëm sanksionesh.

2 komente në “Truss: Lufta mund të jetë fillimi i fundit për Putin”

  1. Shqiptari says:

    Sakte. Vetem duke vazhduar sanksionet me vite mund ti kundervene popullin e tij kunder qe te perfundoje si Caushesku.

  2. american16al says:

    Si do qe te mbaroje lufta Putini ka marre fund politikisht dhe moralisht , nqs do t’i kete mbetur pak intuite ai duhet te ndaloje luften, ti kerkoje falje popullit Ukrainas dhe Rus per kete hap te nxituar, si opinionit nderkombetar dhe te terhiqet nga politika cdo njeri bene ndonje hap te nxituar ne jete… Keshtu ai mund ta rikuperoje pak dinjitetin e tij dhe te kete nje pension te qete, sepse ne rast te kundert asnje udheheqes i botes perendimore do ta prese ate si me pare..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje